Ky aktivitet vjen si rezultat i idesë së përbashkët mes udhëheqësish së Universitetit dhe drejtuesve të Parlamentit Studentorë të USHT-së, me qëllim që tu mundësojnë studentëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente të komunikojnë për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë procesit mësimor-shkencor.
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr.Agron Reka dhe Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani, realizuan një takim të përbashkët me studentët, stafin akademik dhe gjithë të punësuarit në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik të USHT-së.
Ky aktivitet vjen si rezultat i idesë së përbashkët mes udhëheqësish së Universitetit dhe drejtuesve të Parlamentit Studentorë të USHT-së, me qëllim që tu mundësojnë studentëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente të komunikojnë për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë procesit mësimor-shkencor.
Të nderuar studentë, sot e realizojmë këtë takim të drejtpërdrejtë me Ju për ti dëgjuar vërejtjet, kritikat, ankesat, kërkesat, sugjerimet, idetë dhe të gjitha parregullsitë të cilat ju i hasni në këtë institucion gjatë procesit akademik, theksoi Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, dhe shtoi se stafi udhëheqës i Universitetit angazhohet që në këtë institucion të funksionojë sistemi ligjor, sikurse parashikohet në ligjin për arsimin e lartë.
Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit Studentorë të USHT-së, Shaban Arsllani, para studentëve tha se kjo është një mundësi për ju, që drejtpërdrejtë ti shpaloseni kërkesat para Rektorit dhe drejtuesve të tjerë të këtij universiteti, u shpreh Shaban Arsllani, i cili po ashtu deklaroi për bashkëpunimin e frytshëm dhe të sinqertë në mes Parlamentit Studentor dhe udhëheqësisë së USHT-së.
Në takimin e lartpërmendur, studentët e Fakultetit Juridik dhe Fakultetin Ekonomik, Rektorit Prof. dr. Agron Reka i parashtruan disa pyetje që lidhen me funksionimin e sistemit të studimeve të ciklit të parë, më konkretisht, kërkuan sqarime se si do të realizohet praktika profesionale e studentëve që janë në përmbyllje të studimeve.
Në këtë pyetje, Rektori ritheksoi se Universiteti gjatë këtë muaji nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me 25 ndërmarrje që do ta mundësojnë realizimin e punës praktike të studentëve tanë, por këtë bashkëpunim, me sektorin e biznesit, do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Në kuadër të takimit studentët u njohën edhe me punën që bëhet në drejtim të digjitalizimit të procesit mësimor-shkencor, hap ky i nevojshëm për të gjithë, sidomos për studentët nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës.
Takimet e drejtpërdrejta të Rektorit të USHT-së dhe Parlamentit Studentor do të vazhdojnë javën e ardhshme me studentët e Fakultetit Filologjik dhe të Fakultetit Filozofik.