Revista e përjavshme italiane Oggi ka publikuar në numrin e saj të fundit një foto të Patos dhe Barbarës duke u puthur. Pas një darkë romantike me miqtë e tyre në Milano, çifti ka vazhduar në një lokal natë dhe kjo foto është bërë në momentin e daljes nga lokali.
Puthje dhe ledhatime midis futbollistit brazilian të Milanit, Pato, 21 vjeç, dhe vajzës së bosit të klubit dhe kryeministrit italian, Barbara Berlusconi, 26 vjeçe
Fjalët për një marrëdhënie dashurie midis të dyve kanë disa kohë që janë përhapur, por asgjë nuk ishte e sigurt.
Revista e përjavshme italiane Oggi ka publikuar në numrin e saj të fundit një foto të Patos dhe Barbarës duke u puthur. Pas një darkë romantike me miqtë e tyre në Milano, çifti ka vazhduar në një lokal natë dhe kjo foto është bërë në momentin e daljes nga lokali.
Por përveç kësaj, Barbara është fotografuar të dielën e kaluar duke hyrë në shtëpinë e Patos. Të dy kanë lënë pas nga një martesë të dështuar, transmeton BW.