Sipas të dhënave të fundit me të cilat disponon policia japoneze, është konfirmuar se në këtë katastrofë natyrore jetën e humbën 9,700 persona, ndërsa 16.501 persona zyrtarisht llogariten të zhdukur, që është gjithsej 26.201 .
Numri i viktimave dhe të zhdukurve në tërmetin me intensitet prej dhjetë ballësh sipas shkallës së Rihterit dhe cunamit që më 11 mars e goditi Japoninë Verilindore i tejkaloi 26.000 persona, njoftoi sot policia japoneze.
Druhet, megjithatë se bilanci përfundimtar i viktimave do të jetë shumë më i madh për arsye se dallgët cunami gjigante me lartësi prej 10 metrash e shkretuan bregun lindor të ishullit Honshu dhe rrafshuan me tokën qytete të tëra.
Sipas të dhënave të fundit me të cilat disponon policia japoneze, është konfirmuar se në këtë katastrofë natyrore jetën e humbën 9,700 persona, ndërsa 16.501 persona zyrtarisht llogariten të zhdukur, që është gjithsej 26.201 .
Janë lënduar gjithsej 2.766 persona, ndërsa qindra mijëra të tjerë mbetën pa shtëpi dhe ndodhen në qendrat për evakuim. Ky tërmet është katastrofa më e madhe në Japoni pas tërmetit në Kanto ku në vitin 1923 humbën jetën më shumë se 142.000 persona.