E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thuajse gjysma e të anketuarve (45%) kanë deklaruar se duan që Çarlsi ta trashëgojë Elizabetën e II-të, ndërsa vetëm 37 për qind duan që trashëgimtar të jetë djali i tij Uiliam.
Britanikėt e duan Ēarlsin pėr Mbret jo djalin e tij Uiliam









Princi Çarls është zgjedhja më e popullarizuar për mbret të ardhshëm të Britanisë së Madhe për herë të parë pas gjashtë vitesh, por mbështetja për monarkinë po shënon ulje, bëhet e ditur në anketën e mendimit publik.

Thuajse gjysma e të anketuarve (45%) kanë deklaruar se duan që Çarlsi ta trashëgojë Elizabetën e II-të, ndërsa vetëm 37 për qind duan që trashëgimtar të jetë djali i tij Uiliam.

Ndryshimi ndodhë përkundër fejesës së princit Uiliam dhe Kejt Midëltonit dhe dënimit publik për lidhjen e princit të Uelsit me Dukeshën e Kernvolit.

Në anketën e vitit 2005, princi Uiliam ishte zgjedhja prioritare me 41 për qind të votave. Ekspertët konsiderojnë se arsyeja për ndryshimin qëndron në faktin se shoqëria dëshiron t’i mundësojë princit Uiliam të kënaqet në jetën e tij si dhëndër para se ta marrë përsipër rolin e përgjegjshëm.

Para gjashtë vitesh thuajse çdo i pesti britanik (19%) dëshironte përfundimin e monarkisë, por hulumtimi i fundit tregon se vetë, 13% e duan këtë.

Një e katërta e të anketuarve megjithatë kanë deklaruar se mbretëresha Elizabeta e II-të të largohet nga froni para ditëlindjes së saj të 85-të, muajin e ardhshëm.

Hulumtimi i Institutit YouGov për revistën “Prospekt” tregon se dy të tretat e njerëzve mbi moshën 60 vjeçe e duan princin e Uelsit, Uiliam, ndërsa ata nën moshën 40-vjeçe kanë interesim për djalin e saj.

Publikuar: 24.03.2011 | 07:00
Lexuar: 530 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime