Në ekip janë edhe ambasadori në Holandë Jorgos Savaidisi, ndërsa kundërargumentet do t'i elaborojnë disa profesorë të huaj. Gjykatësi grek ad hok është profesori i së drejtës ndërkombëtare në universitetin nga Athina Emanuil Rukunas.
Greqia sot e filloi prezantimin e kundërargumenteve të veta para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, në kuadër të debatit publik rreth padisë së Republikës së Maqedonisë se Athina e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme të nënshkruar nga të dy vendet në vitin 1995, me atë që e ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht.
Ekipin grek e kryesojnë këshilltarja e parë në MPJ-në e Greqisë Maria Telalian, e cila filloi me prezantimin hyrës për argumentet e Athinës. Në ekip janë edhe ambasadori në Holandë Jorgos Savaidisi, ndërsa kundërargumentet do t'i elaborojnë disa profesorë të huaj. Gjykatësi grek ad hok është profesori i së drejtës ndërkombëtare në universitetin nga Athina Emanuil Rukunas.
Sipas shkresave me shkrim të Athinës të cilat janë publikuar në ueb faqen e Gjyqit, pala greke mbrojtjen e saj e mbështet në kundërakuzimin se Maqedonia është ajo që e ka shkelur Marrëveshjen kohore. Dëshminë kyçe që do ta prezantojnë para 15 gjykatësve është se vendimi i i Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 njëzëri është miratuar dhe për këtë arsye Gjyqi duhet të shpallet për jokompetent për lëndën.
Në parashtresat voluminiote të Greqisë të paraqitura në 400 faqe, jepet bekgraundi historik për çështjen e emrit, me kronologji të përpjekjeve për ndërmjetësim për zgjidhjen e tij nga ana e BE-së dhe KB-së dhe arritjen e Marrëveshjes së përkohshme. Pjesë e rëndësishme i kushtohet interpretimit juridik grek të kësaj marrëveshjeje, por edhe sipas tyre shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Maqedonisë me përdorimin e siç ceket Diellit nga Virgina dhe simboleve të tjera nga historia dhe kultura greke. Jepet edhe interpretimi i tyre i nenit 11 për moskundërshtim për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nën emrin e përkohshëm, por në kontest të nenit 22. Insistimi që ai nen të interpretohet përmes nenit 22 ka për qëllim, siç qëndron në parashtresë, të theksojë se të drejtat dhe obligimet e Greqisë të cilat dalin nga anëtarësimi në NATO kanë mbisunduar ndaj zbatimit të nenit 11.
Ekipi i juristëve të Maqedonisë të cilët të hënën dhe të martën i prezantuan argumentet e tyre theksuan se Greqia e shkeli Marrëveshjen kohore të vitit 1995 dhe kundërargumentet e saj me të cilat e mohon janë të pabaza. Për këtë arsye, theksuan, Gjyqi duhet të miratojë aktgjykim me të cilën do ta konfirmoj këtë dhe do t'i urdhërojë Greqisë që menjëherë t'i ndërmerr të gjitha hapat e nevojshme për respektimin e obligimeve nga neni 11, gjegjësisht të mos e pengojë aplikimin e Maqedonisë për anëtarësim në NATO pasi do të ripërtërihet.
Në fjalimin hyrës në debatin gojor ministri i Punëve të Jashtme dhe përfaqësues i Maqedonisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Antionio Miloshoski theksoi se rasti është i thjeshtë dhe i qartë se marrëveshjet duhet të respektohen.
Greqia nesër do të përfundojë me argumentimin e vet para Gjykatës në Hagë. Faza e dytë e debatit gojor do të mbahet më 28 mars, kur ekipi që do ta prezantojë Maqedoninë do të ketë mundësi të përgjigjet gojarisht ndaj mbrojtjes së Greqisë, ndërsa debati publik do të rrumbullakësohet më 30 mars me fjalën përfundimtare të palës greke.
Gjykata do të vendosë për ankesën pas përfundimit të ballafaqimit gojor, gjegjësisht pas 30 marsit, ndërsa aktgjykimi pritet të miratohet para ose pas pushimeve verore, më së voni deri në vjeshtë. Aktvendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë përfundimtare dhe obliguese për vendet-anëtare të KB-së, gjegjësisht për palët e involvuara në kontest.
Aplikacionin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Greqisë, Maqedonia e parashtroi në nëntor të vitit 2008.