Me ndryshimet e reja, tani seancë të KSHZ-së, përveç kryetarit, mund të thërret edhe nënkryetari, në mungesë të kryetarit. Po ashtu, partitë politike do të mund të kërkojnë nga KSHZ që të fshij nga lista zgjedhore persona të caktuar që nuk kanë të drejtë vote.
Shumica parlamentare filloi me miratimin e kërkesave të LSDM-së në kodin zgjedhor. Thonë se kjo dëshmon vullnetin e mirë të shumicës, edhe përkundër mungesës së opozitës në punimet e parlamentit.
Me ndryshimet e reja, tani seancë të KSHZ-së, përveç kryetarit, mund të thërret edhe nënkryetari, në mungesë të kryetarit. Po ashtu, partitë politike do të mund të kërkojnë nga KSHZ që të fshij nga lista zgjedhore persona të caktuar që nuk kanë të drejtë vote.
Çështja e ri-definimit të kufijve të njësive zgjedhore, do të jetë temë diskutimi në ndryshmet e ardhshme të kodit zgjedhor që pritet të iniciohen së shpejti. Kjo temë ishte pjesë e polemikave të sotme mes subjekteve politike shqiptare. Iniciativën e DR-së për kushtetutshmërinë e kufijve të njësive zgjedhore, BDI-ja e vlerëson si irelevante, pasi derisa të vendosë ky institucion, çështja veçmë do të zgjidhet.
PLD konsideron se edhe kjo iniciativë nuk do të zgjidh çështjen në tërësi dhe se rëndësia dhe pesha e çdo vote mund të arrihet vetëm nëse Maqedonia është një njësi zgjedhore.Kjo iniciativë nuk do të jetë efektive për arsye se të gjitha subjektet politike jemi dakord që duhet të kemi ndryshim të njësive zgjedhore për arsye se njësia 6 tejkalon limitin, kufirin ligjor nga plus minus pesë në 7.4 kështu që kjo kërkesë dhe kjo iniciativë e DR nuk do të vijë në shprehje që të shqyrtohet sepse kur do të vij në shprehje që të shqyrtohet deri në atë kohë do të kohë do të kemi ndryshim të njësive zgjedhore, tha Tahir Hani, deputet i BDI.
Reagimi i sot i BDI korrespondon me fjalën popullore haxhi pishman. Të dielën në takim të liderëve u pajtuan, të martën po në të njëjtin takim i ranë pishman, që sot përsëri të bëhen pishman tha Flora Kadriu, deputete e DR. Për kufijtë e njësive do të ketë propozim të ri, ndërhyrje dhe plotësim të kodit zgjedhor, prandaj më vjen keq që në leksikun e gjuhës shqipe nuk ka për haxhica pishman, por vetëm për haxhi pishman, tha Xhevat Ademi, BDI.
Ndërsa i pyetur të komentoj nismën e DR-së për të kontestuar në Gjykatën Kushtetuese kufijtë aktual të njësive zgjedhore, kryetari i PDSH, Menduh Thaçi u shpreh:Kush janë ata?, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së . Në anën tjetër Partia Demokratike Shqiptare ka paralajmëruar kthimin e saj në Kuvend. Kreu i kësaj partie Menduh Thaçi tha se me kthimin në Kuvend dëshiron që ti ndihmoj procesit për shpërndarjen e Kuvendit të cilin e ka vlerësuar jo-legjitim.
Gjyltene Rexhallari