Xhezire Aliti u prezentua në veprat e kompozitorëve Fransis Poulenc dhe Fransoise Boirne, varioacione mbi temën e Karmenit, vepër e cila vlerësohet nga ekspertë e muzikës si një nga më të vështirat për tu luajtur në instrumnet e në skenë.
Perfomnca të mrekullueshme nga veprat e kompozitorëve botërorë
Sadije Aliti
Apasionantët e muzikës klasike patën mundësinë që nga afër të përcjellin prezentimin e shkëlqyet të flautisteve Xhezire Aliti nga Tetova dhe Albana Mustafa nga Shkupi, studente në Fakultetin e Arteve në USHT. E mërkura e parë pranverore e këtij viti shënoi edhe një mbrëmje koncertale të mrekulluehsme në Qendrën Informative Kulturore në Shkup. Në programin e kësaj mbrëmjeje si çdoherë u ndodhën vepra e të zgjedhura të kompozitorëve më të njohur ndërkombëtar të diktuara për flautë dhe piano.
Xhezire Aliti u prezentua në veprat e kompozitorëve Fransis Poulenc dhe Fransoise Boirne, varioacione mbi temën e Karmenit, vepër e cila vlerësohet nga ekspertë e muzikës si një nga më të vështirat për tu luajtur në instrumnet e në skenë.
Albana Mustafi u paraqit me veprat e Franc Schubert dhe Franz Doppler, fatnazi pastorale hungareze, të përcjellura në piano nga Darko Marinovski, profesor Universitar.
Veprat reflektonin ngrohtësi, fuqi dhe senzibilitet artistik
E veçanta e këtij prezantimi është laramania e kompozimeve dhe veprave të artistëve më të mëdhenj botërorë, ata zbritën në skenën e kësaj salle pikërisht nga dy studente në instrumentin e flautës që shënojnë një perspektivë të mirë.
Veprat artistike përmbanin një shkathtësi dhe ngrohtësi të ndërtuara mbi atë që publiku dëshiron të shohë e të dëgjojë, me tone të pastra të shoqëruara nga një editim i ngadalshëm dhe melodik. Në këtë mbrëmje koncertale me veprat e tyre u prezantuan këto studente, të cilat tanimë e kanë formuar individualitetin, profilin e tyre si interpretuese dhe këto vepra të preznetuara reflektonin ngrohtësi, fuqi dhe senzibilitet artistik.
Në veprat ishte ndërtuar me kujdes tensioni, me kohë i marrë nga themelimi në mendimin e karaktereve dhe pikat e favorshme, ishin zgjedhur me kujdes për të arritur në shkallën maksimale të emocioneve. Perfomancat ishin të mrekullueshme, në fillim duket si diçka e pa kapshme për syrin dhe veshin e publikut, por me një thellim të vështrimit shohim një përfundim që na dërgon në çarmatim ndaj imazheve të shfaqura në këto kompozime. Kërshëria artistike të zgjohej edhe më shumë kur thellohej në një analizë më të veçantë të motiveve dhe ngjyrave të tingujve që depërtonin në sallë nga instrumenti magjik i flautës shoqëruar me tingujt e pianos, të gërshetuara në këtë paraqitje artistike.
Në këtë eveniment ishin imazhe të cilat paralajmërojnë ardhjen e stinës së pranverës, të shndërruara në sonata muzikore që kërkojnë dritë e hapësirë, me moto të programit ne vijmë, me një porosi të thjeshtë hapni dyert dhe krijoni rrugë edhe për ne, në hapësirën e kulturës të lënë anash.
Vepra të bukur me një inspirim të veçantë, bashkëpunojnë, ftojnë, grishin artëdashësit që për këtë zhanër të muzikës sikur e kanë veshin e shurdhët, por suksesi i tyre inkurajon dhe të sjell bashkë me të edhe ethet e pranverës.
Këto dy studente janë përgatitur një kohë të gjatë dhe janë të kënaqura me rezultatin e aritur, dhe sikur thonë ne nuk ndalemi këtu, do ecim edhe më tej, rruga jonë është e vështirë por shumë e lezetshme, sepse ëndrra dhe dëshira burojnë nga shpirti.
Paraqitjet skenike janë të një rëndësie të veçantë sepse vjen në shpreje talenti dhe një frymë garuese e shëndoshë ku vlerësohet puna dhe mundi i dhënë, vlerësohen të ariturrat, preznetimet e kësaj fryme janë shumë të rëndësishme për formomin e artistëve të ardhshëm pasi e kuptojnë rëndësinë e paraqitjes dhe preznecës në vende e forma të ndryshme dhe fitojnë eksperienca të reja.
Në suaza të këtij aktiviteti kulturor, përmes ciklusit Vijmë Qendra Informative kulturore vazhdon prezentimin e traditës së koncerteve ekskluzive ku mundësohet paraqitja e instrumëntistëve të rinj, nxënës dhe studentë të talentuar në institucionet edukative-muziore në vend.
Janë talentë që tanimë e kanë argumentuar perspketivën e tyre koncertale përmes paraqitjeve të shumta dhe shpërblimeve që kanë fituar në gara të ndryshme në nivel shtëtror dhe ndërkombëtar.
Deklaruan pas koncertit
Sermine Purini, drejtore e Qendrës Informative kulturorenë Shkup:Këto koncerte janë tradicionale dhe organizohen vite me radhë, tani dyert e këtij institucioni janë të hapura dhe për talentët shqiptar të cilët kanë suksese në karierën e tyre muzikore, edhe ky koncert dëshmoi se kemi talentë të merituar që të paraqiten ne skenë.
Jeta Starova-Mehmeti, profesoreshë në instrumentine Flautës:Jam shumë e emocionuar nga prezentimi briliant i këtyre dy studenteve, krenohemi me ta pasi ata janë pjesë e Universitetit shtetëror të Tetovës.
Fatos Lumani, profesor në USHT:Mbrëmja koncertale ishte e shkëlqyre, këto dy vasha ishin vyrtuoze në instrumentin e flautës, një interpretim i mrekulluehëm i veprave të zgjedhura të kompozitorëve botërorë, ishin të vështira por interpretimi i tyre ishte i ngrohtë dhe shumë i mirë.
Darko Marinkovski, koperetitior në piano:Patëm një bashkëpunim të mrekullueshëm me këto dy flaitiste, ne pedagogët duhet që të përcjellim rrugën e drejtë te gjeneratat e reja dhe të krijojmë një hapësirë të shëndoshë për talentët e rinj.
Albana Mustafa, flautiste prezentuese në koncert:Ishte një bashkëpunim i mrekullueshëm dhe shpresoj se kemi aritur që punën dhe talentin tonë të shfaqim para publikut.
Xhezire Aliti , flautiste prezentuese në koncert:Me punë dhe vullnet të fortë aritëm të dëshmojmë se kemi vlera dhe kapacitete të jemi të mirë në skenë, kjo na jep edhe një elan mëtë madh për të punuar edhe më shumë në të ardhmen.