Fjalimin e sekretarit e kanë ndjekur, përfaqësues nga qendra, profesorë në këtë universitet, kandidatë për magjistra dhe doktorë shkencash, diplomatë amerikanë dhe përfaqesues të korit diplamtik dhe një numër i konsiderueshem i intelektualëve në Uashington.
Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Abdylkadër Memedi, gjatë vizitës në SHBA, mbajti fjalim në Universitetin Xhon Hopkins - SAIS - Shkolla për studime sipërore ndërkombëtare, një nga qendrat më prestigjioze në Uashington që merren me krijimin dhe zhvillimin e politikave për Ballkanin.
Fjalimin e sekretarit e kanë ndjekur, përfaqësues nga qendra, profesorë në këtë universitet, kandidatë për magjistra dhe doktorë shkencash, diplomatë amerikanë dhe përfaqesues të korit diplamtik dhe një numër i konsiderueshem i intelektualëve në Uashington.
Sekretari shtetëror në MPJ, Memedi foli për prioritetet e Maqedonisë në politikën e jashtme, njoftoi mbi të arriturat e vitit 2010 si dhe për proceset eurointeguese në Republikën e Maqeodnisë. Njoftoi për ekperiencën nga periudha e kryesimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Interesim të posaçëm kishte për aktivitetet për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe procesi i gjykatës në Hagë.
Në fund Sekretari shtetëror në MPJ, Memedi njoftoi edhe për të arriturat e BDI-së gjatë pjesëmarjes në Qeverinë e Maqedonisë nga viti 2008 si dhe rolin konstuktiv të BDI-së lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe poceseve eurointgruese te vendit.