E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në trajnim u potencua rëndësia e një bashkëpunimi më të madh neë nivel local të të gjitha institucioneve dhe organizatave të cilat merren me këtë problematikë: policinë, shërbimet sociale dhe medicinare, sektorin joqeveritar, prokurorinë dhe gjyqin.
Trajnim pėr luftė kundėr dhunės nė familje









Në sallën e vogël të Komunës së Gostivarit, përfaqësues të administratës komunale, institucioneve kompetente lokale dhe sektorit joqeveritar u trajnuan për një qasje më të koordinuar të dhunës në familje në nivel lokal. Pjesëmarrësit në trajnim, u njoftuan me aspektet psiko-sociale të problemit dhe preventivës.

Në trajnim u potencua rëndësia e një bashkëpunimi më të madh neë nivel local të të gjitha institucioneve dhe organizatave të cilat merren me këtë problematikë: policinë, shërbimet sociale dhe medicinare, sektorin joqeveritar, prokurorinë dhe gjyqin.

Pjesëmarrësit në trajnim u njoftuam edhe me programin qeveritar për forcim ekonomik të grave viktima të dhunë s në familje. Nëpërmjet tij subvencionohen biznesmenët të cilët punësojnë këtë kategori të qytetarëve dhe organizohen trajnime për kualifikim pas të cilave sigurohet punësim.
Trajnimi për forcim dhe zhvillim të marrëdhënieve të reja në sferën e dhunës në familje dhe hyrja në rrejt, është pjesë e projektit të cilin Asociacioni për Iniciativa Demokratike nga Gostivari, filloi ta realizojë vitin e kaluar në rajonin e Gostivarit.

Publikuar: 25.03.2011 | 13:40
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime