Republika e Turqisë deri më tani në procesin eurointegrues ka hapur 13, ndërsa mbeten edhe 20 kapituj për plotësimin e kritereve. Ministri Bagish potencoi se vendi i tij është i gatshëm të ndajë përvoja për kapituj të veçantë, pasi që, siç tha, është i sigurt se Maqedonia së shpejti do të fillojë të negociojë me BE-në.
Maqedonia është vend me të cilin Turqia jo vetëm se ka të kaluar të përbashkët, por edhe të ardhme të përbashkët. Kemi nderin që jemi një ndër vendet e para që e pranuam pavarësinë tuaj dhe jo vetëm se do të vazhdojmë t'i mbështesim qytetarët e saj në integrimin evropian, por bashkërisht do t'i zgjedhim problemet.
Këtë sot e theksoi ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Turqisë, Egemen Bagish, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë, pas takimit me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski.
"Ne besojmë se Maqedonia së shpejti do t'i bashkohet BE-së dhe NATO-s, pavarësisht faktit se qeveritë e vendit tuaj dhe të Greqisë negociojnë për çështjen e emrit. E gjithë bota e di se vendi në të cilin jam tani është vendi i madh Maqedoni. Që nga dita e parë e pranuam emrin kushtetues të vendit tuaj dhe siç nuk keni të drejtë ju ta ndryshoni emrin tim, ashtu edhe unë nuk kam të drejtë ta ndryshoj tuajin. Ka vështirësi, por jam i sigurt se do të gjendet zgjidhje, ndërsa Turqia do të mbetet në anën tuaj", deklaroi ministri Bagish pas takimit.
Nuk jeni vetëm, theksoi ai, edhe vendi juaj nuk është i vetmi i cili po kalon nëpër periudhë të rëndë, duke e theksuar problemin Turqi-Qipro. Pavarësisht se cila është arsyeja e vërtetë për problemin me emrin, shtoi, mesazhi im është të vazhdoni me reformat.
Republika e Turqisë deri më tani në procesin eurointegrues ka hapur 13, ndërsa mbeten edhe 20 kapituj për plotësimin e kritereve. Ministri Bagish potencoi se vendi i tij është i gatshëm të ndajë përvoja për kapituj të veçantë, pasi që, siç tha, është i sigurt se Maqedonia së shpejti do të fillojë të negociojë me BE-në.
Zëvendëskryeministri Naumovski e vlerësoi takimin e sotëm si miqësor dhe konstruktiv në të cilin është konstatuar se dy vendet miqësore vazhdojnë bashkërisht të punojnë në përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në politikë, ekonomi dhe në sferat e tjera, me fokus në integrimin evropian të vendeve.
"Duke e pasur parasysh se Turqia është shtet i cili tani më i ka filluar negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe një numër i caktuar i kapitujve veçmë janë hapur, u dakorduam bashkërisht ta thellojmë bashkëpunimin edhe në këtë sferë, gjgjësisht në këmbimin e përvojave të cilat ky shtet i ka në rrjedhën e deritanishme të negociatave", deklaroi Naumovski.
Republika e Maqedonisë, ndërsa në momente të caktuara edhe Turqia, potencoi zëvendëskryeministri, ballafaqohen me pozita të caktuara të disa shteteve-anëtare të BE-së të cilat nuk janë tërësisht principiele dhe në pajtim me interesat e përbashkëta evropiane, por, siç tha, të dyja vendet mbeten të përkushtuara në plotësimin e kritereve për anëtarësim dhe zbatimin e standardeve evropiane në shoqëritë e tyre, duke pasur parasysh se një ditë shtetet do të bashkëpunojnë si anëtare të familjes evropiane.
Në pyetjen e gazetarëve nëse sivjet duke e pasur parasysh situatën politike në Maqedoni mund të arrihet zgjidhje për kontestin me emrin, Naumovski tha se shumë herë qartë është shprehur vullneti i vendit të gjindet zgjidhje e pranueshme për kontestin e imponuar shumëvjeçar.