E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përveçse të jetë tepër i kujdesshëm në mbulimin e kundërshtarit, duhet të mbulojë edhe shokët e skuadrës. Një figurë si ai ua bën edhe më të lehtë punën futbollistëve që aktivizohen krah tij. Lila dhe Teli (apo Beqiri), ndihen më të sigurt me Canën në fushë.
Cana: Do të shënojmë dhe fitojmë ndaj Bjellorusisë!








Mesfushori i Gallatasarajit nuk i merr parasysh statistikat: Kam besim te Salihi dhe Bogdani

Kur mungon Dallku, Kuzhe nuk e ka shumë të vështirë të gjejë një zëvendësues për të. Gjithashtu i bëhet dermani edhe mungesës së Currit, por pa Canën ekipi ynë përfaqësues duket sikur nuk ka gjysmën e futbollistëve. Lorik Cana ka detyrën më delikate në kombëtaren shqiptare në qendër të mbrojtjes.

Përveçse të jetë tepër i kujdesshëm në mbulimin e kundërshtarit, duhet të mbulojë edhe shokët e skuadrës. Një figurë si ai ua bën edhe më të lehtë punën futbollistëve që aktivizohen krah tij. Lila dhe Teli (apo Beqiri), ndihen më të sigurt me Canën në fushë.

49 ndeshje ka zhvilluar Lorik Cana me kombëtaren, ku është grumbulluar për herë të parë në moshën 19-vjeçare. Ai ka shënuar vetëm një gol

4 skuadra ka ndërruar Cana në karrierën e tij. E nisi në Francë me PSG-në, për ta kaluar te Marseja, Sandërlendi dhe në fund te turqit e Gallatasarajt

3 pasaporta zotëronte Cana para se të zgjidhte Shqipërinë. Ai kishte në dorë të luante me Zvicrën ose Francën, por zgjodhi të përfaqësonte kombin e tij

- Bjellorusia do të vendosë shumë për fatin e këtyre eliminatoreve. Si e shikonin këtë sfidë?

- Takimin e parë në transfertë e kam ndjekur nga televizori. Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj sfide, pasi është përballë një kundërshtar i drejtpërdrejtë në këtë grup. I kemi ambiciet dhe do të futemi në fushë për ta fituar këtë sfidë, sepse pas 5 ndeshjeve mund të arrijmë në kuotën e 8 pikëve. Në rast se ndodh kështu, situata do të jetë e favorshme për ne. Nëse humbasim, edicioni mund të bëhet shumë i vështirë.

- Gjithmonë e kemi humbur ndeshjen e dytë me rivalin direkt në grup. A do ta thyeni këtë tabu?

- Nuk jam tip që i shikoj shumë statistikat. Më intereson ecuria e kombëtares. Në disa momente kyçe nuk kemi arritur ta bëjmë hapin e madh, për t'u ngjitur më lart. E kemi arritur në brezin që drejtohej nga Brigeli, kur grumbulluam 13 pikë. Në 2 3 edicionet e fundit e kemi pasur më të vështirë.

E kemi këtë ambicie dhe dëshirë për të arritur këtë sezon. E dimë mirë që në vazon e 5-të do të kemi kundërshtarë me nivel më të lartë. Për të kaluar në vazon tjetër, duhet absolutisht që ta fitojmë këtë ndeshje.

- Mungojnë Curri dhe Dallku. A ndikojnë këto ndryshime në stabilitetin e mbrojtjes?

- Dallku me Currin janë për ekipin tonë shumë të rëndësishëm, sepse vitet e fundit kanë shfaqur performanca shumë të mira. Ata janë lojtarë që sjellin siguri, sjellin forcë, sjellin përvojë, janë titullarë në skuadrat e tyre.

Me ta në skuadër dhe pa mungesa të tjera skuadra jonë nuk ka pësuar shumë humbje dhe gola. Gjithsesi, kam besim se lojtarët e tjerë, që nuk janë të rinj në kombëtare, si Lila, Vangjeli, Teli e Beqiri.

- Kohët e fundit mesfusha është kritikuar. Mendoni se mungesa juaj ka ndikuar në këtë repart?

- Nuk di çfarë të them. Vitet e fundit kur kam luajtur në mbrojtje, kemi gjetur më shumë stabilitet, kemi pësuar më pak gola dhe më pak humbje. Unë nuk jam Skela që mund të organizoj lojën e ekipit. Kur luaj në mesfushë, punoj shumë për të ruajtur stabilitetin, ritmin dhe gjendjen fizike të skuadrës. Varet nga sitemet se si luajmë.

- Nëse zgjedhja do të ishte në dorën tuaj, ku preferoni të luani?

- Aty ku i nevojitem më shumë kombëtares, në qendër të mbrojtjes.

- Ndaj Bjellorusisë përgjegjësia juaj është e dyfishtë: përveç rolit të qendërmbrojtësit, duhet të orientoni edhe futbollistët e rinj në mbrojtje...?

- Falë eksperiencës sime, pritet më shumë nga unë. Jam munduar ta kryej sa më mirë këtë detyrë. Sigurisht që si fillim duhet ta bësh 100% rolin tënd, por unë jap maksimumin për të orientuar jo vetëm ata që kam në krah, por gjithë skuadrën. Nuk ka për të qenë e lehtë, por gjithmonë unë jap maksimumin si në aspektin fizik, taktik apo edhe të inkurajimit të ekipit.

- Në ndeshjen e parë ju edhe Bogdani, shtyllat e ekipit, munguat. Bjellorusia duhet t'i bëjë ndryshe llogaritë...?

- Ata i kanë marrë masat nga ana e tyre, ndërsa ne duhet të shikojmë ekipin tonë. Sigurisht që prania e Bogdanit është e domosdoshme, një plus për skuadrën tonë. Do të luajmë të bashkuar dhe besoj se me mbështetjen e tifozëve tanë, mund të arrijmë diçka të mirë.

- Bjellorusia nuk ka pësuar asnjë gol deri tani. Edhe Shqipëria mbrohet mirë...?

- Në 4 ndeshje nuk ka pësuar dhe ka shënuar 3 gola (dy ndaj nesh). Sigurisht, kjo tregon forcë. Një ekip që luan kundër Francës dhe fiton, barazon me Rumaninë dhe nuk pëson gola, nuk është e rastësishme. I njohim kualitetet e tyre, e dimë që kanë shumë lojtarë të mirë.

Ne jemi një skuadër që mendon për t'u mbrojtur, por kemi treguar se dime edhe të sulmojmë. Nuk mbrohemi gjithë lojën, sidomos në vendin tonë. Jashtë është më ndryshe, sepse nuk kemi alternativa. Ka për të qenë e vështirë, por unë jam i bindur dhe kam plotësisht besim te sulmuesit tanë.

- Shqipëria ka luajtur dobët me Bjellorusinë jashtë, me Maqedoninë këtu, por sidomos me Sloveninë...?

- Sigurisht që një miqësore tregon njëfarë niveli të ekipit. Të mundesh në shtëpi nuk është një gjë e mirë. Unë nuk i kam kushtuar shumë rëndësi humbjes ndaj Sllovenisë. Shumë lojtarë sapo kishin filluar kampionatin, lojtarë të tjerë po ktheheshin nga dëmtimet. Për mua nuk ishte provë e vërtetë.

Ka kaluar një muaj e gjysmë, gjendja e lojtarëve është ndryshe. Një humbje e tillë mund të të ndihmojë të nxjerrësh mësime. Sllovenia nuk ishte për të treguar formën tonë. Tani është një test i vërtetë dhe të gjithë presin fitoren.

- A mund të përfitojmë nga fakti që kampionati në këtë periudhë ka ndalur?

- Ndoshta po, ndoshta jo. Po të shikojmë ecurinë e klubeve ruse dhe ukrainase në Kupat e Europës, e kupton se sa e vështirë është të përballesh me to. Janë skuadra që nuk ndalen asnjëherë, luajnë shumë miqësore. Jam përballur me disa prej tyre në Europë dhe i kam parë në superformë.

Publikuar: 25.03.2011 | 15:23
Lexuar: 2224 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime