BERZH njëkohësisht nënshkroi Marrëveshje me konzorciumin "Fero invest" - "Granit", me të cilin realizohet linja kreditore prej gjashtë milionë euro për ndërtimin e shtatë hidrocentraleve të vogla, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.
- Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi sot në emër të Qeverisë nënshkroi Marrëveshje të drejtpërdrejtë me Bankën evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim - BERZH me të cilën do të sigurohet vazhdimësi në realizimin e projekteve për centralet e vogla hidroelektrike.
BERZH njëkohësisht nënshkroi Marrëveshje me konzorciumin "Fero invest" - "Granit", me të cilin realizohet linja kreditore prej gjashtë milionë euro për ndërtimin e shtatë hidrocentraleve të vogla, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Marrëveshja e cila sot u nënshkrua në Ministrinë e Ekonomisë ka qasje edhe për investitorët e tjerë të cilët kanë lokacione për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, si dhe për ato të cilat do t'i kenë në të ardhmen.
"Sot realizohet faza e dytë e projektit për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Maqedoni me të cilën ju mundësohet investitorëve realizimi i projekteve. Kjo tregon se vetëm ato të cilët nuk janë vendosur nuk mund të arrijnë, ndërsa të vendosurit gjithsesi se arrijnë sukses", tha Besimi.
Ai sqaroi se në periudhën e ardhshme konzorciumi do të ndërtojë shtatë hidrocentrale të vogla në pjesën verilindore dhe jugperëndimore të Maqedonisë me prodhim vjetor prej 22.151 megavat-orë dhe kapacitet të instaluar prej 5.454 kilovat-orë.
"Ndërtimi i tyre do të kushtojë 11,5 milionë euro nga të cilat 5,5 milionë euro me mjete personale, ndërsa 6,0 milionë euro kredi nga BERZH-i", tha ministri Besimi.
Ai theksoi se janë realizuar katër shpallje për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla dhe tani më janë nënshkruar 47 marrëveshje për realizimin e tyre me vlerë të përgjithshme prej 60 milionë euro dhe obligim që objektet të jenë gati gjatë tre viteve të ardhshme. Në procedurë është edhe shpallja e pestë në të cilën ofrohen 44 lokacione të reja për hidrocentrale të vogla, që duhet të përfundojë në maj të këtij viti.
Ministri theksoi se Qeveria tani më ka ndërmarrë masa që t'ua lehtësojë investitorëve rrugën për marrjen e lejes ndërtimore që, sipas tyre, është pjesa më e vështirë e realizimit të projekteve.
Përfaqësuesja e BERZH-it në Maqedoni, Elena Urumovska theksoi se me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes mundësohet realizimi i kredisë, e cila u dakordua në dhjetor. Ajo theksoi se nga hidrocentralet e reja krahas rreth 22.000 megavatë-orë energji elektrike do të mundësohet edhe kursim nga emisioni i 15.000 tonëve dioksid karboni në atmosferë.