Ministri Milloshoski i ka përshëndetur përpjekjet e Turqisë në procesin e integrimit në BE, posaçërisht për intensifikimin e procesit negociues përmes hapjes së kapitujve të rinj, si dhe angazhimet për liberalizim të regjimit të vizave për shtetasit turq për udhëtim në vendet-anëtare të BE-së dhe zonën e Shengenit, duke i theksuar përvojat pozitive nga reformat e Maqedonisë në këtë plan.
Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski sot u takua me ministrin e Çështjeve Evropiane dhe kryenegociator i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Egemen Bagish, i cili në vend qëndron me ftesë të nënkryetarit të Qeverisë, Vasko Naumovski, njoftoi MPJ-ja.
"Ministrat Milloshoski dhe Bagish vlerësuan se marrrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve janë në nivel të shkëlqyeshëm në kontekst të proceseve eurointegruese, mes tjerash, edhe përmes mbajtjes së takimeve të rregullta midis institucioneve relevante të dy vendeve me qëllim të transmetimit të përvojave të deritanishme të Turqisë nga negociatat për anëtarësim në Union.
Ministri Milloshoski i ka përshëndetur përpjekjet e Turqisë në procesin e integrimit në BE, posaçërisht për intensifikimin e procesit negociues përmes hapjes së kapitujve të rinj, si dhe angazhimet për liberalizim të regjimit të vizave për shtetasit turq për udhëtim në vendet-anëtare të BE-së dhe zonën e Shengenit, duke i theksuar përvojat pozitive nga reformat e Maqedonisë në këtë plan.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë e ka shfrytëzuar rastin edhe ta riafirmojë falënderimin e Republikës së Maqedonisë për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme nga ana e Republikës së Maqedonisë ndaj emrit kushtetues të shtetit tonë.