E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udhëheqësit evropianë ranë dakord të forcojnë dhe zgjerojnë fondin për ndihma financiare për vendet që përdorin euron dhe që janë prekur nga kriza buxhetore
BE miraton paktin pėr stabilizimin e ekonomive










Udhëheqësit e Bashkimit Evropian trajtuan krizën financiare, krizën në Japoni dhe gjendjen në Libi, në takimin dy ditor që u mbyll sot në Bruksel.

Udhëheqësit evropianë ranë dakord të forcojnë dhe zgjerojnë fondin për ndihma financiare për vendet që përdorin euron dhe që janë prekur nga kriza buxhetore.

Çështja e borxheve mori një urgjencë më të madhe këtë javë, pas krizës politike në Portugali. Kryeministri Zhoze Sokrates dha dorëheqjen të mërkurën pasi parlamenti hodhi poshtë planet e tij për shkurtime më të mëdha buxhetore në mënyrë që të lehtësohej deficiti i vendit.

Kriza nënkupton që Portugalia do ta ketë më të vështirë rifinancimin e borxheve të vjetra si dhe marrjen e kredive për të financuar projekte të reja. Dy agjenci financiare e ulën vlerësimin për aftësinë kredit-paguese të Portugalisë, duke shtuar kështu mundësinë që ky vend të ketë nevojë për ndihma financiare nga BE-ja. Problemet buxhetore i detyruan vendet e BE-së, të hartojnë një paketë ndihmash me hua urgjente për Greqinë dhe Irlandën vitin e kaluar, pas debateve të shumta.

Udhëheqësit evropianë po ashtu ranë dakort të shtojnë sanksionet ndaj qeverisë së Libisë dhe të ofrojnë më shumë ndihma për këtë vend nëse do të lindë nevoja./voa/

Publikuar: 26.03.2011 | 03:47
Lexuar: 361 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime