E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Operacioni i pak ditëve më parë vuri në pranga 4 persona, dhe pas verifikimeve prapa hekurave mbeti vetëm Dhimitros Harizaj, biznesmeni mallakastriot i cili, sipas prokurorisë ishte dhe porositësi i vajit ë palmës ku u gjet droga.Sipas prokurorisë ka përgjime dhe prova që vërtetojnë përfshirjen e Harizajt në këtë trafik.
200 kg kokaine gjykata lė nė burg biznesmenin Harizaj









Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit burg për Dhimitros Harizaj, i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të afro 200 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë i arrestuari njihej me dy emra në fillim me emrin Vullnet, më pas për shkak të emigracionit në Greqi kishte ndryshuar emrin në Dhimitros Harizaj.

Ai është paraqitur sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë që prokurori kërkoi të merrej ndaj tij për akuzën e rëndë të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Në seancë i arrestuari nuk ka deklaruar asgjë, ndërsa avokati mbrotjës ka mbrotjur klienti i tij duke thënë se ishte vetëm porositësi i vajit të palmës në shtetin e Spanjës, dhe nuk ka pasur dijeni për sasinë e kokainës që ishte tretur në vaj.

Sipas avokatit Harizaj ka paguar paratë për të sjellë në Shqipëri vetëm vaj palme që do përdorej nga një fabrikë në Gjirokastër për prodhimin e ëmbëlsirave dhe nuk kishte dijeni për lëndën narkotike të tretur në të.

Në seancën me dyer të mbyllura prokuroria kërkoi masën e arrestit burg për të arrestuarin, të vetmin person të arrestuar për këtë trafik. Kërkesë e cila u pranua nga gjytatësi i Krimeve të Rënda Fran Prendi. Hetimet për rrjetin e trafikut nga Kolumbia drejt Shqipërisë nisin një javë më parë pas informacioneve të mbërritura nga drejtësia belge e cila kishte rënë në gjurmët e këtij trafiku. Nga bashkëpunimi me prokurorinë shqiptare do të zbulohej destinacioni se ku do të përfundonte sasia e madhe e kokainës.

Autoritetet belge nuk kanë lejaur që sasia e madhe prej 200 kg kokainë të mbërrijë në Shqipëri. Droga e tretur në vajin e palmës është filtruar dhe është mbajtur nga autoritetet belge, ndërsa drejt Shqipërisë është nisur një sasi krejt e vogël vetëm për të provuar faktin se ku ishte destinacioni përfundimtar.

Operacioni i pak ditëve më parë vuri në pranga 4 persona, dhe pas verifikimeve prapa hekurave mbeti vetëm Dhimitros Harizaj, biznesmeni mallakastriot i cili, sipas prokurorisë ishte dhe porositësi i vajit ë palmës ku u gjet droga.Sipas prokurorisë ka përgjime dhe prova që vërtetojnë përfshirjen e Harizajt në këtë trafik.

Autorietet belge kishin nisur një hetim të gjerë në bashkëpunim me shtete të tjera ku do të kalonte kjo sasi lënde narkotike. Kokaina që vinte nga Kolumbia ishte tretur në vajin e palmës të porositur nga kompania shqiptare, në Spanjë.

Operacioni antidrogë, me autorizimin e Prokurorisë së Përgjithshme u krye tre ditë më parë dhe sipas saj itinerari që ka ndjekur kjo dërgesë ka qenë Kolumbi- Spanjë- Belgjikë- Austri- Slloveni- Kroaci- Serbi- Maqedoni- Shqipëri.

Publikuar: 26.03.2011 | 13:39
Lexuar: 510 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime