E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga 107 deputetët e pranishëm në sallë, 67 votuan për këtë projekt-buxhet, i cili duhet të shndërrohet në ligj jo më larg se 31 marsi. Buxheti i ri i Kosovës për 2011-tën parashikon realizimin e të ardhurave në vlerë 1 miliardë e 265 milionë euro kurse shpenzime më tepër rreth 1.4 miliardë euro.
Kuvendi miraton pr/buxhetin 2011, opozita kundėr










Me 67 vota pro kuvendi i Kosovës miratoi dje në parim projekt-buxhetin për vitin 2011. Opozita votoi kundër. Votimit i parapriu një debat i ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Nga 107 deputetët e pranishëm në sallë, 67 votuan për këtë projekt-buxhet, i cili duhet të shndërrohet në ligj jo më larg se 31 marsi. Buxheti i ri i Kosovës për 2011-tën parashikon realizimin e të ardhurave në vlerë 1 miliardë e 265 milionë euro kurse shpenzime më tepër rreth 1.4 miliardë euro.

Këtu përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik, ndërsa parashikohet që rritja ekonomike për Kosovën të jetë 5.5%.

Opozita kritikoi projekbuxhetin duke paralajmëruar se Qeveria mund ta fusë vendin në kolaps financiar për shkak të deficitit të lartë buxhetor.

Kurse Kryeministri i Kosovës, Hashm Thaçi, në pjesën më të madhe gjatë prezantimit të projekt-buxhetit, u ndal te rritja e pagave për punëtorët e sektorit publik.

Ai theksoi se rritja e pagave ka qenë një vendim i vështirë, për shkak të kundërshtimit permanent nga ana e FMN por sipas tij ky vendim ka qenë i paevitueshëm
Shpenzimet për këtë vit, sipas kryeministrit, janë rreth 19% më të larta se viti i kaluar dhe kjo për shkak të ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdar.

Publikuar: 26.03.2011 | 13:42
Lexuar: 489 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime