Ministri Xhaferri dhe Sekretari Shtetëror në MPJ, Memedi takuan Thomas Contryman ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, ku biseduan për situatën në Maqedoni dhe rajon. Contryman përshëndeti rolin konstruktiv të BDI-së dhe faktorit shqiptarë në Maqedoni, duke shprehur interesim të posaçëm për statusin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe përgatitjet për kremtimin e 10 vjetorit nga Marrëveshja e Ohrit.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferri dhe Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Abdylkadër Memedi vizitojnë SHBA-të duke marrë pjesë në Forumin e biznesit Amerikano-Ballkanik që u realizua më 23-24 mars në qytetin Baltimor.
Përveç pjesëmarrjes në Samitin në Baltimor kanë realizuar takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Departamentin e Shtetit, Këshillin e lartë të sigurisë, kongresmenë etj.
Ministri Xhaferri dhe Sekretari Shtetëror në MPJ, Memedi takuan Thomas Contryman ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, ku biseduan për situatën në Maqedoni dhe rajon.
Contryman përshëndeti rolin konstruktiv të BDI-së dhe faktorit shqiptarë në Maqedoni, duke shprehur interesim të posaçëm për statusin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe përgatitjet për kremtimin e 10 vjetorit nga Marrëveshja e Ohrit.
Contrymam në lidhje me situatën e krijuar politike në Maqedoni dhe në bisedat për zgjedhjet e parakohshme potencoi se opozita në Maqedoni e ka të qarte dhe e di mirë se cilë është qëndrimi i SHBA-së në lidhje me Bojkotin dhe se veprim i tillë nuk është i përshendetur dhe përkrahur në veprimin demokratik.
Në anen tjetë Contrymam ripërsëriti se liria e të shprehurit të lirë dhe pavarësia e mediumeve mbetet një nga vlerat kryesore të shoqërive demokratike.