E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Certifikata Hallall, prodhimeve të "Uka komerc" do t'ju mundësojë hapjen në tregjet në Evropë dhe më gjerë. Rreth 1.800.000.000 qytetarë të konfesionit islam në botë do të munden lirshëm t'i konsumojnë prodhimet pa kurrfarë dyshimi se përmbajnë përbërje të caktuara, të cilat myslimanët i kanë të ndaluara në ushqimin e tyre.







- "Uka komerc" është firma e parë e Maqedonisë, të cilës iu nda certifikata Hallall.

Certifikatën përfaqësuesve të firmës ua ndau kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, reiz ul Ulema Sulejman Rexhepi.

Certifikata Hallall, prodhimeve të "Uka komerc" do t'ju mundësojë hapjen në tregjet në Evropë dhe më gjerë. Rreth 1.800.000.000 qytetarë të konfesionit islam në botë do të munden lirshëm t'i konsumojnë prodhimet pa kurrfarë dyshimi se përmbajnë përbërje të caktuara, të cilat myslimanët i kanë të ndaluara në ushqimin e tyre.

Sipas Drejtorisë për certifikata Hallall nga Tuzla, shumica e kompanive të Maqedonisë i kanë implementuar kërkesat kryesore higjienike, si dhe të tjera.

"Ajo që është e rëndësishme për ne si agjenci, e cila merret me certifikatën Hallall, është kontrolli i përbërjes në kuptimin nëse prodhimi nuk i ka përbërjet të cilat myslimanëve nuk ju lejohen për përdorim.

Ne e kontrollojmë këtë pjesë. Por, ajo që është parakusht që një prodhim të jetë në përgjithësi Hallall, është të respektohen të gjitha kërkesat shëndetësore, higjienike dhe sanitare. Në shumicën e kompanive në Maqedoni mjaft me sukses është implemetuar sistemi Hasap", njoftuan nga Drejtoria.
Uka komerc - firma e parë e Maqedonisë me certifikatën Hallall
Uka komerc - firma e parë e Maqedonisë me certifikatën Hallall

Publikuar: 26.03.2011 | 08:47
Lexuar: 720 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime