Me moton "Për dinjitet të gazetarëve, për profesion të denjë", Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë me protestë të qetë dhe heshtje prej pesë minutave në sheshin "Maqedonia" sot e shënoi Ditën botërore të lirisë së shtypit - 3 Maji.
Gazetarët të mbledhur në një protestë në sheshin e Shkupit kërkuan që ti jepet fund kërcënimeve dhe presionit nga subjektet politike, gjykatat dhe qarqet e biznesit. Vetëm dy vitet e fundit në Maqedoni kundër gazetarëve janë ngritur mbi 160 padi penale për shpifje dhe ofendim
Me moton "Për dinjitet të gazetarëve, për profesion të denjë", Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë me protestë të qetë dhe heshtje prej pesë minutave në sheshin "Maqedonia" sot e shënoi Ditën botërore të lirisë së shtypit - 3 Maji.
Kryetari i SHGM-së, Robert Popovski, porositi sjellje më tjetër të mediave, të organeve gjyqësore dhe të subjekteve politike, pa dallim nëse janë në pozitë ose opozitë, të ndërprejnë, siç tha, me presion ndaj gazetarëve.
"Biznes elitat të ndëprejnë të investojnë në media që t'i pozicionojnë bizneset e tyre dhe të formojnë ambient për zhvillim normal të shoqërisë tregtare, ndërsa pronarët e mediave t'i rregullojnë rrogat dhe statusin e gazetarëve që të kemi media cilësore" deklaroi Popovski.
Dita botërore e lirisë së mediave është vendosur në vitin 1993 nga ana e Asamblesë së përgjithshme të KB-së me rekomandim të konferencës së përgjithshme të UNESKO-s në vitin 1991. Në këtë ditë Organizata botërore për arsim, shkencë dhe kulturë i mblodhi gazetarët profesionalë në tërë botën në konferencë, me qëllim që të bëjë një shqyrtim të situatës së gazetarisë në nivel global, të flitet për shkeljen e së drejtës dhe lirisë së shprehjes, por edhe të përkujtojë se gazetarët çdo ditë i sakrifikojnë jetat e tyre ose ballafaqohen me dënime me burg në përpjekjet që të sigurojnë informacione.
Në fjalimin me rastin e shënimit të 3 Majit, sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun shprehu keqardhje se në botë vazhdojnë vrasje, frikësime dhe burgosje të gazetarëve.