Ishte një nder i madh për neve ti bashkohemi sot kësaj vizite në Malin Sharr dhe dua ta përgëzoj zotin Besimi për këtë iniciativë të bukur Zbulo Maqedoninë. Vetëm kjo pamje të tregon se çfarë pasurie është Maqedonia për botën, u shpreh Filip Reeker, ambasador i SHBA-së.
Në kuadër të projektit të Ministrisë së Ekonomisë Zbulo Maqedoninë, ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-ve në Shkup Filip Riker dhe euro-ambasadori Piter Sorensen, si dhe kryetarët e komunave të Pollogut, kanë vizituar Kodrën e Diellit.
Ideja është që potencialet turistike të Maqedonisë apo vendet që ne mundë ti shijojmë të mundë ti tregojmë si mundësi për turizëm si të vendit dhe të huaj.
Vizituam sot kodrën e diellit, pjesën e galerisë në Tetovë, Xhaminë e larme , bëmë edhe skijim në viset më të larta të Sharrit, pas çka promovuam edhe studimet për malin Sharr dhe investimet e mundshme, tha Fatmir besimi, ministër I ekonomisë.
Vizita e këtij delegacioni filloi në Tetovë, në Xhaminë e Larme dhe Galeri, ndërsa e tërë kjo u bë me qëllim të zbulimit të pasurive që ka Maqedonia dhe njëkohësisht Mali Sharr. Ky potencial natyrorë u ka pëlqyer edhe dy ambasadorëve.
Ishte një nder i madh për neve ti bashkohemi sot kësaj vizite në Malin Sharr dhe dua ta përgëzoj zotin Besimi për këtë iniciativë të bukur Zbulo Maqedoninë. Vetëm kjo pamje të tregon se çfarë pasurie është Maqedonia për botën, u shpreh Filip Reeker, ambasador i SHBA-së.
Ne jemi këtu për ta përkrahur qeverinë për ta lëvizur përpara këtë projekt. Turizmi është çelësi për zhvillimin e vendit dhe ne jemi këtu për të ndihmuar dhe ju falënderoj që na ftuat. Është hera e parë e imja këtu dhe jam i fascinuar nga ajo që pash, deklaroi Piter Sorensen, Ambasador i BE-së.
Në fund ministri i Ekonomisë, u ndau mirënjohje dhe dhurata edhe personave që përmes shoqatave të ndryshme kujdesen për promovimin e bukurive të Malit Sharr. Bashkim Sulejmani