Fusha e papërshtatshme ka bërë që cilësia e lojës të mos jetë ajo që pritej, megjithëse të dyja skuadrat u angazhuan maksimalisht dhe ishin në kërkim të golit, i cili fatkeqësisht mungojë. Të parët rrezikuan mysafirët, në minutën e 3-të, kur Jançevski nga 4-5 metra gjuajti drejt në duart e Etrit Berishës.
Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar pa gola në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në praninë e rreth 4.000 tifozëve.
Përfaqësuesja e Kosovës Renova 0:0 Stadiumi i Qytetit në Prishtinë. Shikues: rreth 4.000. Gjyqtarë: P. Hasani, S. Berisha, A. Peshteri. Kartonë të verdhë: Emerllahu (Renova) Përfaqësuesja e Kosovës: E. Berisha, Sh. Skeraj, F. Papuçi, L. Kukaj, A. Pepa, A. Rashkaj, A. Gashi, E. Alushi, F. Toski, V. Rama. A. Rama. Në pjesën e dytë luajtën edhe: V. Bytyçi, K. Nushi, Sh. Bektashi, K. Lushtaku, K. Balaj, I. Berisha, I. Nallbani. Renova: K. Mushica, F. Statovci, F. Nuhiu, F. Gashi, S. Ristov, D. Ignjatovski, V. Emini, M. Bajrami, G. Hyseni, Y. Xhaferi, B. Jançevski. Në pjesën e dytë luajtën edhe: Stepanovski, Emerllahu, Ismajli, Ademi, Gafuri, Gaje.
Fusha e papërshtatshme ka bërë që cilësia e lojës të mos jetë ajo që pritej, megjithëse të dyja skuadrat u angazhuan maksimalisht dhe ishin në kërkim të golit, i cili fatkeqësisht mungojë. Të parët rrezikuan mysafirët, në minutën e 3-të, kur Jançevski nga 4-5 metra gjuajti drejt në duart e Etrit Berishës.
Më pas Valdet Rama në minutën e 9-të dërgoi një gjuajtje të fortë në drejtim të portës së Renovës, por Mushica ishte i sigurt. Një tjetër goditje të mirë drejt portës mysafire e pati edhe Faton Toski nga gjuajtja e lirë, por Mushica arriti ta dëbojë në fundore.
Rastin e fundit në 45 minutat e parë e pati Genc Hyseni i mysafirëve, i cili doli i vetëm me portierin Etrit Berisha e parabolloi atë, por në fund nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë, pasi portieri kosovar reagoi me kohë. Në pjesën e dytë rastet ishin më të rralla, por mundësinë më të mirë e lëshoi Kristian Nushi, në minutën e 51-të. Alban Rama depërtoi nga krahu i majtë e harkoi topin në zonë tek Nushi, i cili nga një pozitë tejet e volitshme gjuan, por Mushica dëbon topin në fundore.
Në minutat e fundit të dyja skuadrat patën nga një mundësi. Fillimisht Gaje (89) goditi fortë, por Bytyçi arriti ta ndalë topin, derisa në anën tjetër, Ilir Berisha gjuajti mjaft mirë me kokë pas harkimit të Lushtakut, por Mushica sërish reagoi si duhet. Bunjaku: Fusha pamundësoj lojën e bukur Pas përfundimit të ndeshjes në mes Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës së Renovës (0-0), Albert Bunjaku përzgjedhës i Përfaqësueses, ka deklaruar së posikurse fusha të kish qenë në nivel të duhur atëherë skuadrës do të kishin treguar më shumë së që treguan, por sipas tij, skuadrat duhet të jenë të përgatitura edhe për raste të tilla.
Sikurse të kish qenë fusha e mirë ju kish lejuar dy ekipet të luajnë më bukur, mirëpo ekipi duhet më qenë i përgatitur dhe duhet më ditë më shfrytëzua edhe rastet e tilla. Mendoj së ka qenë lojë e shkëlqyeshme duke pasur parasysh nivelin e terrenit, tha Bunjaku. Sokoli: Përfaqësuesja e Kosovës është më perspektiv Trajneri kosovar i skuadrës së Renova, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar pas ndeshjes që skuadra e tij e luajti baras ndaj Përfaqësueses së Kosovës (0-0), ka thënë së të dyja palët u angazhuan maksimalisht.
Ndërsa për Përfaqësueses ka parashikuar së ka një të ardhme të ndritur. Fusha ishte e papërshtatshme për një lojë cilësore, prandaj mendoj së kjo ka ndikuar që të mos ketë edhe gola. Futbollistët nga të dyja palët u angazhuan maksimalisht. Përfaqësuesja e Kosovës kam mendim shumë të mirë, pasi është Përfaqësueses më perspektiv, dhe shpresoj së ndeshjet e radhës të dëshmoj vetën ndaj Përfaqësueseve tjera, tha Sokoli.