E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në hulumtimin "Diskriminimi në Maqedoni në bazë të përkatësisë etnike" theksohet se sfera më të shpeshta të diskriminimit sipas përvojave personale të qytetarëve janë gjatë punësimit dhe shërbimeve në administratën publike, veçanërisht në polici dhe shëndetësi, por edhe në kafe-baret, diskotekat, pishinat dhe në arsim.
Shumica e qytetarėve tė diskriminuar








Anketë e QMBN-së për diskriminimin në Maqedoni

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë - 53,3 për qind, vlerësojnë se në vend ka diskriminim dhe se më shpeshti është për shkak të përkatësisë politike dhe etnike. Diskriminimi i perceptuar i regjistruar është më shumë se dy herë më i madh se sa i përjetuari si viktimë dhe dëshmitar, ndërsa proporcioni i tyre është 67,7 ndaj 31,9 për qind.

Këtë e tregon anketa të cilën e bëri Instituti për demokraci "Societas civilis" për nevojat e Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) të zbatuar në dhjetor të vitit të kaluar në ekzemplar reprezentativ prej 1.074 të anketuarve në bazë të gjinisë, përkatësisë etnike dhe rajoneve.

Në hulumtimin "Diskriminimi në Maqedoni në bazë të përkatësisë etnike" theksohet se sfera më të shpeshta të diskriminimit sipas përvojave personale të qytetarëve janë gjatë punësimit dhe shërbimeve në administratën publike, veçanërisht në polici dhe shëndetësi, por edhe në kafe-baret, diskotekat, pishinat dhe në arsim.

Mbi 50 për qind e të anketuarve vlerësojnë se diskriminim ka në sektoret shëndetësi, arsim, jurisprudencë dhe polici, ndërsa shqiptarët vlerësojnë se ka diskriminim më të theksuar për shkak të përkatësisë etnike në bujqësi dhe kulturë. Madje 79 për qind e qytetarëve mendojnë se diskriminimi në sferën e punësimit është më i shpeshtë në sektorin shtetëror për dallim prej 54 për qind të cilët vlerësojnë se ai është më i shpeshtë në sektorin privat.

Rast të diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike nëse ju ndodh ose janë dëshmitarë i një ngjarje të këtillë do të paraqisnin 72 për qind e të anketuarve edhe pse kjo korespondon me numrin e rasteve të paraqitura te Avokati i Popullit.

Nga të anketuarit 57,9 për qind do të pajtoheshin një pjesëtar i një bashkësie tjetër fetare të zgjidhet në funksion të lartë politike që është më pak në krahasim me anketën paraprake nga viti 2009 kur numri i tyre ishte 66 për qind

Publikuar: 28.03.2011 | 13:39
Lexuar: 501 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime