E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nxënësit e shkollës fillore “Rajko Zhinzifov” kanë shpalosur ndjenjat dhe qëndrimet e tyre lidhur me diskriminimin e kategorive të ndryshme përmes artit figurativ dhe atij të shkruar
Komuna e Ēairit me projekt kundėr diskriminimit



Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminit Racor, më 21 Mars, komuna e Çairit në bashkëpunim me Këshillin Rinor, OJQ-në “Aksioni Vepro!” dhe shkollat fillore të Çairit organizoi një Sesion P(yetje) P(ërgjigje) me Kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti në sallën e Këshillit të Komunës.

Në këtë manifestim marrën pjesë qytetarët e komunës si dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike. Pas Sesionit P(yetje) P(ërgjigje)/Panel, është zhvilluar një konferencë për media.

Gjatë kësaj Konference, Kryetari i Komunës së Çairit promovoji aktivitetet e radhës të Koalicionit Evropian të Qyteteve kundër Racizmit (European Coalition of Cities Against Racism) ku Komuna e Çairit bën pjesë aktive që nga viti 2009. Lidhur me këtë datë është realizuar një Pyetësor në shkollat fillore e që ka të bëjë me diskriminimin etnik, fetar dhe gjinor. Pyetësori është realizuar me klasat e 7-ta dhe të 8-ta në datat 15, 16 dhe 17 Mars. Analizat e rezultateve do të prezantohen në panelin e lartpërmendur më datën 21 Mars”, deklaroi kryetari i Çairit Izet Mexhiti.

Gjithashtu, nxënësit e shkollës fillore “Rajko Zhinzifov” kanë shpalosur ndjenjat dhe qëndrimet e tyre lidhur me diskriminimin e kategorive të ndryshme përmes artit figurativ dhe atij të shkruar

Komuna e Çairit është Komuna e pare që ka punësuar person me nevoja të veçanta. z Sefer Hiseni është i punësuar në Komunën e Çairit si Përkthyes dhe ishte i ftuar në këtë Panel për të folur për tregimin e vet jetësor.

Publikuar: 28.03.2011 | 17:12
Lexuar: 555 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime