Në bashkëpunim me zyrën e UNDP-së Shkup, qeveria synon hartimin e një studimi mbi burimet e këtyre rajoneve, për një projekt konkret për belgët. Por këta të fundit, ende pa qeveri, nuk mund të caktojnë fondet për investim në Maqedoni pa miratimin e buxhetit të vendit.
Për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve në Belgjikë, kryeministri belg në detyrë, Yves Leterme, pati premtuar se Belgjika do të ndihmojë rajonet e Likovës dhe Kumanovës për zbutjen e situatës ekonomike. Për këtë, ministri i pushtetit lokal i Maqedonisë Musa Xhaferri dhe sekretari shtetëror në MPJ, Abdylkadër Memeti, u takuan në Bruksel me ministrin belg për zhvillimin ekonomik Olivier Shastel.
Me këtë rast kërkojmë të konkretizojmë mundësitë që ofron qeveria belge për zhvillimin e infrastrukturës por mundësisht edhe të bujqësisë, blektorisë apo ndonjë sektori tjetër karakteristik për rajonin tha Musa Xhaferri, ministër i pushtetit lokal. Në bashkëpunim me zyrën e UNDP-së Shkup, qeveria synon hartimin e një studimi mbi burimet e këtyre rajoneve, për një projekt konkret për belgët. Por këta të fundit, ende pa qeveri, nuk mund të caktojnë fondet për investim në Maqedoni pa miratimin e buxhetit të vendit.
Kemi një premtim nga qeveira belge për investimin e rrugës Likovë-Kosovë, por Belgjika ka vështirësitë e veta sepse nuk ka ende qeveri dhe as nuk është miratuar buxheti që të na tregojnë saktësisht sa është mundësia financiare për këtë projekt tha Musa Xhaferri, ministër i pushtetit lokal. Por përveç belgëve, të zënë ngushtë nga dyndjet e azil-kërkuesve, Alsat-M pyeti ministrin se a po investon vetë qeveria në këto krahina.Megjithë krizën financiare ne po përpiqemi të ndërtojmë infrastrukturën.
Është në ndërtim e sipër ujësjellësi, për të gjithë fshatrat komunën e Likovës. Po shohim përmirësimin e rrugës lokale që lidh Likovën me Haraçinën, por mundësisht edhe projektet bujqësore në të ardhmen, nëse do të ketë interesim nga popullata vendore për aktivitete të bujqësisë, sektor i cili pritet të zbusë sadopak gjendjen ekonomike tha Musa Xhaferri, ministër i pushtetit lokal.Belgjika vazhdon të jetë e shqetësuar nga numri i lartë i azil-kërkuesve nga Maqedonia, të cilët për shkak të arësyeve ekonomike brakstisin vendin në kërkim të një jete më të mirë.