E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Planifikohet që të funksionoj prej 1 majit. Kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski thotë se plazhi i ri i qytetit do t’i ngjaj atij që u hap vitin e kaluar pranë parkut të qytetit. Do të ketë rërë të imët, do të vendosen 4 banaqe, dush për larje, zhveshtore, binë për mbajtjen e manifestimeve dhe trapa.
Qyteti i Shkupit, ndėrtohet plazhi i dytė










Shkupjanët do të kenë edhe një plazh të qytetit, kësaj radhe në anën e majtë të Vardarit afër Urës së gurit dhe do të shërbejë vetëm për rrezitje, pra nuk do të ketë larje.

Planifikohet që të funksionoj prej 1 majit. Kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski thotë se plazhi i ri i qytetit do t’i ngjaj atij që u hap vitin e kaluar pranë parkut të qytetit. Do të ketë rërë të imët, do të vendosen 4 banaqe, dush për larje, zhveshtore, binë për mbajtjen e manifestimeve dhe trapa.

Projekti do të kushtoj 9 milion denarë.”Do të ketë terren volejbolli në rërë, me të gjitha standardet që të mund të mbahen edhe gara të volejbollit në rërë. Do të jetë edhe këndi i fëmijëve për argëtim, drejt urës “Goce Delçev” parashihen të ndërtohen edhe trapa për çka tash më është ndërtuar infrastruktura” tha Koce Trajanovski kryebashkiak i qyteti të Shkupit.

Ndonëse gjendet pranë objekteve që janë në ndërtim e sipër, lokacioni i plazhit sipas kryebashkiakut Trajanovski është përkatës. Do të shtrihet në sipërfaqen prej 1775 metrash katror dhe do të punoj prej orës 10 deri në orën 24. Qytetarët do të kenë hyrje deri tek plazhi nga të dy anët- nga Ura e gurit dhe ura “Goce Delçev”.

Punimet ndërtimore do t’i realizojë firma Alkon. Katër banaqet do t’i marr me qira firma “Plazhi i qytetit” e cila paguan qiranë për hapësirën prej 5 denarë për 1 metër katror në ditë.

Publikuar: 28.03.2011 | 17:32
Lexuar: 497 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime