Është kompetencë e Policisë Bashkiake që të mos lejojë ndotjen e mjedisit dhe të ndëshkojë kundravajtësit me gjobë.
Qytetarët e Tiranës ankohen për lokalet që ndërtohen në katet e para të pallateve, pasi të gjithë tymrat u hyjnë brenda shtëpisë.
Është kompetencë e Policisë Bashkiake që të mos lejojë ndotjen e mjedisit dhe të ndëshkojë kundravajtësit me gjobë.
Por deri më sot, ankesat e banorëve të kryeqytetit nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Mes shumë problemeve që ka në Tiranë është dhe mungesa e trotuareve në mjaft rrugë, që i detyron qytetarët të ecin bashkë me makinat duke rrezikuar dhe jetën.
Edhe aty ku janë fizikisht, trotuaret në jo pak raste në Tiranë janë shndërruar në lokale me tavolina e çadra.
Për këto të fundit, Bashkia Ben indiferentin nisur nga qëllimi i vjeljes të sa më shumë parave nga taksat, pa menduar për vështirësitë e banorëve.
Të sfilosh në hapësirën e ngushtë përpara tavolinave dhe karrigeve ose të sfidosh makinat në rrugën kryesore.
Qytetarët e Tiranës nuk kanë zgjidhje tjetër për të kaluar. Trotuaret e kryeqytetit janë kthyer në lokale duke e humbur funksionin për të cilin janë ndërtuar.
Kudo në çdo vend, trotuaret i krijojnë mundësi kalimi qytetarëve për të mos u rrezikuar nga automjetet.
Në Tiranë, ndodh krejt e kundërta, të ecësh lirshëm mbi trotuar duket e vështirë e në disa raste mision i pamundur.
Ato janë kthyer në shërbim të çadrave, tavolinave e karrigeve të lokaleve buzë rrugës.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë?
Në fakt, administrimi i hapësirave publike ligjërisht është kompetencë e Bashkisë apo Komunës, trotuaret duhet të mirëmenaxhohen nga ato dhe në këtë pjesë Bashkia e Tiranës ka premtuar shumë e duket se ka bërë pak ose aspak.
Trotuaret vazhdojnë të jenë të zaptuara dhe qytetarët të ankohen.
Vërtet, Bashkia mund tu vjelë taksa bizneseve që përdorin trotuaret, por a nuk është qëllimi i këtyre taksave kthimi në shërbime për qytetarët?
E në këtë rast, leja për të uzurpuar rrugët jo vetëm që nuk është një shërbim ndaj banorëve të kryeqytetit, por një tjetër ofertë e munguar për sigurinë e jetës së tyre.