E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës së Gostivarit theksoi se participimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse, është një formë e cila implemntohet në komunën e Gostivarit, që nga fillimi i mandatit, ku banorët e vendbanimeve përkatëse, konsultohen për prioritetet sipas tyre për investime infrastrukturore.
Donatorėt tė kėnaqur me “Shėtitoren te Vardari”









Përfaqësues të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) të shoqëruar nga dhjetëra gazetarë të mediave nacionale të shkruara dhe elektronike, ishin sot mysafirë të kryetarit të komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi me rrjedhat e procesit në kuadër të Programit “Forumet në Bashkësi” i financuar nga SDC, cili u implementua kohë më parë në komunë n e Gostivarit.

Kryetari Osmani, përfaqësuesve të SDC-së u referoi për katër projektet finale të cilat u dhanë në votim, ndërsa pjesëmarrësit e rregullt në forume u përcaktuan për projektin “Rregullimi i shëtitores në bregun e lumit Vardar”.

“Sesionet e forumeve ishin një proces demokratik, ku vlen të theksohet se për dallim nga të gjitha komunat tjera ku u implementua ky program, në Gostivar vërehej një prezencë mazhoritare e gjinisë femërore dhe vendimmarrja në këtë proces ishte shfaqja më cilësore se si funksionon demokracia”, theksoi Osmani. Ai bëri një brifing për tërë procesin duke nisur nga fillimi i sesioneve në shtator të vitit 2009 e deri në sesionin e fundit i cili u mbajt në mars të vitit 2010.
Donatorët të kënaqur me -Shëtitoren te Vardari-

“Si rrjedhojë e evaluimit shtesë të personave kompetent, rezultoi se kishte nevojë që të rregullohen të dy brigjet e lumit Vardar, ndërsa për këtë morëm pajtueshmërinë edhe të donatorëve edhe të organizatës partnere CIRa, duke bërë revidimin e projektit dhe duke investuar mjete shtesë nga buxheti komunal”, njoftoi Osmani delegacionin e SDC-së.

Kryetari i komunës së Gostivarit theksoi se participimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse, është një formë e cila implemntohet në komunën e Gostivarit, që nga fillimi i mandatit, ku banorët e vendbanimeve përkatëse, konsultohen për prioritetet sipas tyre për investime infrastrukturore.

Hollësitë për rrjedhën e sesioneve të forumit, donatorëve ua shpjegoi dr.Vesel Memedi – koordinator lokal i Programit “Forume në bashkësi”.
Donatorët të kënaqur me -Shëtitoren te Vardari-

Kryetari Osmani me bashkëpunëtorët e tij dhe delegacioni i SDC-së, bënë një xhiro në shëtitoren te lumi Vardar. Donatorët shprehën kënaqësinë e tyre për realizimin e suksesshëm të projektit në fjalë.

Për Progamin “Forume në bashkësi” SDC ndau 4 milion denarë, ndërsa Komuna e Gostivarit duhej që të ndante 2 milion denarë. Për të pasur një shëtitore më funksionale, Komuna e Gostivarit, ndau edhe mbi 2 milion denarë mjete shtesë, me çka i tërë investimi u rrumbullakua në mbi 8 milion denarë.

Zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve pranë Komunë së Gostivarit, është duke përgatitur aplikacionin për shpalljen e sivjetme të Programit “Forume në bashkësi”.

Publikuar: 29.03.2011 | 13:47
Lexuar: 561 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime