E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Eurogrupit dhe kryeministër i Luksenburgut, Zhan-Klod Junker paralajmëroi se ekziston rreziku që në Evropë të shfaqet kriza sociale për shkak të rritjes së pritur të papunësisë.
Zhan-Klod Junker paralajmėroi pėr krizė sociale nė Evropė










Kryetari i Eurogrupit dhe kryeministër i Luksenburgut, Zhan-Klod Junker paralajmëroi se ekziston rreziku që në Evropë të shfaqet kriza sociale për shkak të rritjes së pritur të papunësisë.

"Po shkojmë drejt krizës sociale, sepse do të ketë krizë me punësimin dhe vendet e punës", tha Junker pas takimit me ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës, që po mbahet në Bruksel.

Junker bëri thirrje që të gjitha përpjekjet të kahëzohen drejt mbisundimit social dhe ekonomik të kësaj situate. Ai u bëri thirrje drejtorëve të ndërmarrjeve evropiane që t'i shmangin largimet masive nga puna, duke dhënë në atë mënyrë shembull për përgjegjësi sociale.

Komisioni Evropian dje i bëri parashikimet e sivjetme ekonomike për vendet e BE-së dhe kumtoi se pret që gjatë viteve 2009 dhe 2010 në BE të shkurtohen 8,5 milionë vende të punës. KE parashikon se papunësia do të arrijë 9,9 për qind në Eurozonë këtë vit dhe 11,5 për qind në vitin 2010.

Publikuar: 05.05.2009 | 15:10
Lexuar: 636 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime