E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në programin e Kinotekës së Maqedonisë ndodhet "Retrospektiva e filmit çek", e cila sonte do të hapet me "Bota na takon neve" (1937), e regjisorit Martin Friç, ndërsa do të vazhdojë edhe me gjashtë filma të tjerë. Restrospektivën e filmit çek, Kinoteka e organizon në bashkëpunim me Arkivin popullor filmik të Çekisë dhe Ambasadës së Çekisë në Shkup.
Retrospektivė e filmit ēek











Prej sot e deri më 11 maj, në programin e Kinotekës së Maqedonisë ndodhet "Retrospektiva e filmit çek", e cila sonte do të hapet me "Bota na takon neve" (1937), e regjisorit Martin Friç, ndërsa do të vazhdojë edhe me gjashtë filma të tjerë.

Restrospektivën e filmit çek, Kinoteka e organizon në bashkëpunim me Arkivin popullor filmik të Çekisë dhe Ambasadës së Çekisë në Shkup. Filmat janë ndërthurrje e kinematografisë çeke, posaçërisht të valës së re nga vitet e gjashtëdhjeta, një ndër drejtimet më të rëndësishme, më me ndikim dhe ndikimet më të rrumbullakësuara estetike filmike në shekullin e kaluar.

Krahas "Bota na takon neve", do tlë shfaqen edhe "Rruga e largët" (1959), në regji të Alfred Radokut, "Zbulim vdekjeprurës" (1958) në regji të Karel Zemanit, gjiruar sipas novelës së Jules Vemes, "Ndiçimi intim" (1965) në regji të Ivan Paserit, "Margaritarë të fundit" (1966) - omnibus sipas rrëfimeve të shkurta të Bohomil Hrabalit, të regjisorëve Vara Hatilovës, Jarolim Jireshit, Jirzhi Mencelit, Jan Njemecit dhe Evald Shormit, "Luleshqerrat" (1966) në regji të vera Hitillovës dhe "Të gjithë vendasit e mirë" (1968) në regji të Vahteh Jasnit, me të cilin, më 11 maj do të mbyllet restrospektiva e filmit çek.

Kinoteka kumtoi se mysafir i saj do të jetë drejtori i Arkivit popullor filmik të çekisë, Vlladimir Opella, i cili do ta prezantojë institucionin të cilin e udhëheqë.

Publikuar: 05.05.2009 | 15:19
Lexuar: 698 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime