Eksporti rekord, sipas tij, i referohet rritjes së prodhimtarisë si rezultat i politikës efektive të mbështetjes nga Qeveria, por edhe nga çmimet e mira të cilat janë arritur vitin e kalur tek pjesa më e madhe e prodhimeve bujqësore.
- Viti i kaluar 2010 është një nga vitet më të suksesshme për sektorin bujqësor-ushqimor në Maqedoni, me shumën më të lartë historike të eksportit të realizuar në 20 vitet e fundit prej 424 eurove.
Këtë, siç theksoi zëvendës ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Perica Ivanovski në konferencën e sotme për shtyp, e tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.
"Eksporti i vitit të kaluar është për 66 milionë më i lartë se shuma e prodhimeve të eksportuara bujqësore në vitin 2009. Si rezultat i asaj deficiti tregtar me prodhimet bujqësore-ushqimore është pakësuar për 34 milionë euro, përkatësisht për 23,5 për qind në krahasim me vitin 2009. Në vitin 2010 edhe vëllimi i përgjithshëm i këmbimit tregtar paraqet 955 milionë euro në të cilat ominojnë prodhimet primare bujqësore me 70 për qind, më pas vijojnë përpunimet e peodhimeve bujqësore me 25 për qind dhe peshqit dhe prodhimet nga peshku me pjesëmarrje prej 1 deri 3 për qind", theksoi Ivanovski.
Eksporti rekord, sipas tij, i referohet rritjes së prodhimtarisë si rezultat i politikës efektive të mbështetjes nga Qeveria, por edhe nga çmimet e mira të cilat janë arritur vitin e kalur tek pjesa më e madhe e prodhimeve bujqësore. Ai theksoi se trendi i rritjes së eksportit të prodhimeve bujqësore vazhdon edhe këtë vit, dhe, siç tha, nëse nuk ndodh diçka e papritur, parashihet rritje e mëtutjeshme e eksportit dhe rritje e konkurrencës së prodhimeve.
"Pritshëm, eksport më të madh në vitin 2010 shënon duhani me 72 milionë euro të cilat së bashku me eksportin e cigareve paraqet gjithsejt 93 milionë euro apo 22 për qind nga vlera e përgjithshme e eksportit. Në krahasim me vitin 2009 shënohet rritje e eksportit për 17,8 për qind. Vendin e dytë e zënë perimet me 65,7 milionë euro apo 15,5 për qind, ndërsa më të përfaqësuarat janë domatet, specat dhe lakra. Në krahasim me vitin 2009 perimet shënojnë rritje të eksportit për 28 për qind", tha Ivanovski.
Grupin e tretë më të madh të eksportit e zënë pemët me 9,2 për qind apo 39 milionë euro, përkatësisht dyfish më tepër se në vitin 2009, ndërsa më të përfaqësuarat janë mollët me 12 milionë euro, rrushi i shtëpisë me 9 milionë euro, pas çka pason shalqiri.
Rritje prej 4,3 përqindëve në krahasim me vitin 2009 shënohet edhe tek grupi i perimeve të përpunuara dhe në vlerën e përgjithshme të eksportit merr pjesë me 24 milionë euro apo 5,8 për qind të eksportit të përgjithshëm. Grupi i përpunimeve të mishit shënon rritje drastike të eksportit në krahasim me vitin 2009 për 47 për qind dhe me 10 milionë euro merr pjesë me 2,5 për qind në vlerën e përgjithshme të eksportit, përderisa prodhimet konditore, vaji i lulediellit dhe tharmi kanë shënuar eksport prej 57 milionë eurove apo rreth 13 për qind nga eksporti i përgjithshëm.
"Maqedonia në vitin 2010 më së shumti 75 milionë euro ka dhënë për import të mishit të gjedhit të ftohur dhe të ngrirë, të derrit apo 14 për qind nga impoti i përgjithshëm, më pas pasojnë grupi i dhjetëra prodhimeve me import të përgjithshëm për 187 milionë euro në të cilat më ë shumti merr pjesë sheqeri me 36 milionë euro, më pas vaji i lulediellit me 28 milionë euro,... Partnerë më të rëndësishëm të Maqedonisë edhe në anën e eksportit e edhe të importit janë vendet nga CEFTA - Kosova, Serbia,Kroacia, Bosnja e Hercegovina, ku eksportohen 52 prë qind e prodhimeve të Maqedonisë, e më pas vijon BE-ja me 41 për qind. Me përqindjen e njëjtë BE-ja merr pjesë edhe në import, ndërsa 39,6 për qind importohen nga vendet e CEFTA-s, pas çka pason Brazili me 7,9 për qind nga importi i përgjithshëm, para së gjithash në pjesën e mishit, saktësoi zëvendës ministri Ivanovski.