E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çarçafët ishin të mjaftueshëm për dy shqiptarë të burgosur që të arratiseshin pa shumë stërmundime nga burgu i sigurisë së lartë të Koridhalosit në Greqi.
Arratisje spektakolare e dy shqiptarėve nga burgu i Greqisė





Dy shqiptarët demonstruan në burgun e Koridhalosit shenja çekuilibri mendor dhe i dërguan në psikiatrik. Që andej u arratisën me çarçafë duke prerë hekurat dhe çarë rrethimin me pasojë zhdukjen

Çarçafët ishin të mjaftueshëm për dy shqiptarë të burgosur që të arratiseshin pa shumë stërmundime nga burgu i sigurisë së lartë të Koridhalosit në Greqi.

Raportohet se dy shqiptarët kanë arritur të arratisen nga ambientet e spitalit psikiatrik të burgut Koridhalo dhe tani janë shpallur në kërkim policor.

Ngjarja ndodhi në mëngjesin e të Martës në orën 02.30, kur dy shqiptarët, njëri 28 dhe tjetri 34 vjeçar, lidhën çarçafët me të cilët flinin dhe i varën në një nga hekurat e dritares, pasi kishin prerë disa të tjera që u mundësuan daljen pa shumë vështirësi prej saj.

Policia greke tha se dy të arratisurit janë përkatësisht 28 vjeç dhe 34 vjeç, në burg për trafik lëndësh narkotike, por i pari kishte dhe një dënim me tetë muaj heqje lirie për veprën penale të përvetësimit.

Nga hetimi doli se disa ditë më parë, dy shqiptarët kishin demonstruar simptoma të çekuilibrit mendor dhe kjo situatë e konstatuar nga mjekët, çoi në dërgimin e tyre për kurim në spitalin psikiatrik.

Menjëherë sapo është mësuar arratisja kanë nisur kërkimet por deri tani pa asnjë rezultat.

Publikuar: 29.03.2011 | 15:59
Lexuar: 567 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime