Sipas tij, shfrytëzimi i mjeteve nga FMN-ja është i domosdoshëm dhe i mirë për ekonominë e Maqedonisë, që është potencuar shumë herë edhe nga ekspertët edhe nga afaristët, ndërsa në të njëjtën kohë i kurseu Maqedonisë 60 milionë euro lidhur me marrjen e euroobligacionit për një periudhë prej pesë viteve.
Paratë me vlerë prej 220 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që vendosi Qeveria t'i marrë nga linja e hapur kreditore, do të përfundojnë në ekonominë e Maqedonisë dhe nuk do të shfrytëzohen as për diçka që lidhet me zgjedhjet, as për parti politike. Në të njëjtën kohë, ky hap i kursen Maqedonisë 60 milionë euro.
Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në pjesën e financimit të projektit nga sfera e infrastrukturës "Trafik nëntokësor në qytetin e Shkupit".
Sipas tij, shfrytëzimi i mjeteve nga FMN-ja është i domosdoshëm dhe i mirë për ekonominë e Maqedonisë, që është potencuar shumë herë edhe nga ekspertët edhe nga afaristët, ndërsa në të njëjtën kohë i kurseu Maqedonisë 60 milionë euro lidhur me marrjen e euroobligacionit për një periudhë prej pesë viteve.
Ai theksoi se është e domosdoshme marrja e mjeteve, pasi Qeveria ka detyrë jo ta udhëheqë politikën ekonomike vetëm në kohën vijuese, por edhe të parashikojë se çka do të ndodhë gjatë periudhës së ardhshme.
"Në momentin kur do të shpallen zgjedhjet, Qeveria do të funksionojë si qeveri teknike dhe atëherë nuk mund të huazohet. Dhe kjo do të zgjatë derisa nuk formohet qeveri dhe parlament i ri. Pasi bëhet fjalë për një periudhë prej pesë-gjashtë muajve, ne kemi obligim si Qeveri dhe Ministri të Financave të sigurojmë financim të buxhetit në atë periudhë, si plotësim të të ardhurave të rregullta", tha ministri, i cili shtoi se buxheti është në kondicion shumë të mirë, por se që në fillim të vitit, kur ai u miratua, Qeveria vërejti në atë se një nga mënyrat e mundshme të financimit janë mjetet e FMN-së dhe për këtë shkak kjo kredi është marrë dhe kaloi në fillimin e këtij viti në bordin e FMN-së.
Për atë se si do të shfrytëzohen mjetet nga FMN-ja, ai tha se as Qeveria, as Ministria e Financave nuk kanë të drejtë t'i shfrytëzojnë mjetet, pa dallim nëse janë nga të ardhura të rregullta, kredi, FMN ose banka Botërore, për çka do tjetër përveç se për atë që është paraparë me Buxhetin dhe që ka kaluar si pozitë e anës harxhuese të Buxhetit.
Kuvendi, sqaroi ai, ka vendosur se për çka do të shfrytëzohet Buxheti në vitin 2011