E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas këtij Raporti, gjatë vitit të kaluar në vendet e industrializuara janë paraqitur 358.800 kërkesa për azil, që paraqet reduktim nga 5% në krahasim me vitin 2009 dhe rreth 42% në krahasim me vitin 2001, kur është shënuar numri më i madh i kërkesave të paraqitura për azil gjatë 10 viteve të fundit - afër 620.000.
Numri i kėrkesave pėr azil i pėrgjysmuar nė krahasim me vitin 2001


Numri i azilkërkuesve në vendet e industrializuara në botë
vazhdoi të bie gjatë vitit 2010, gjë kjo me të cilën numri nga fillimi i mijëvjeçarit është pothuajse i përgjysmuar.

Është kjo njëra nga gjetjet kryesore të shqyrtimit statistikor të
kërkesave për azil të paraqitura në 44 vende të industrializuara gjatë
vitit 2010, të cilin Agjencia e KB-ve për Refugjatë e shpalli dje.
Raporti ka të bëjë me kërkesat e reja për azil dhe nuk
përfaqëson numrin e personave me status të pranuar të refugjatëve.

Sipas këtij Raporti, gjatë vitit të kaluar në vendet e industrializuara janë paraqitur 358.800 kërkesa për azil, që paraqet reduktim nga 5% në krahasim me vitin 2009 dhe rreth 42% në krahasim me vitin 2001, kur është shënuar numri më i madh i kërkesave të paraqitura për azil gjatë 10 viteve të fundit - afër
620.000.

“Dinamika e azilit në botë po ndryshohet. Numri i kërkesave për azil
të paraqitura në vendet e industrializuara është shumë më i madh sesa
dhjetë vite më parë. Rritja në nivelin vjetor vërehet në një numër shumë të ulët të vendeve,” tha Komisari i Lartë për Refugjatë, Antonio Guterres. “Nevojitet të studiohen arsyet për këtë trend, që ta dijmë nëse rënia është pasojë e numrit më të ulët të faktorëve për dëbim në vendet e origjinës, apo për shkak të kontrolleve më të rrepta mbi migrimin në vendet e azilit.”

Rënia e numrave në të shumtën e rajoneve

Numri i kërkesave të paraqitura për azil gjatë vitit të kaluar ishte
numri i katërt më i ulët i shënuar gjatë dekadës së fundit. Nga viti në vit, në të shumtën e rajoneve, duke përfshirë këtu dhe Evropën, Amerikën Veriore dhe Azinë Veriore, raportojnë për një numër gjithnnjë e më të ulët të kërkesave. Rënia më e madhe e numrit të kërkesave të paraqitura për azil është vërejtur në Evropë - 33% në krahasim me vitin 2009. Arsyeja kryesore për këtë është se gjithnjë e më pak njerëz kanë kërkuar mbrojtje në Malta, Itali dhe Greqi. Megjithatë, kjo rënie nxiti rritje në vende tjera, e sidomos në Gjermani (49%), Suedi (32%), Danimarkë (30%), Turqi (18%), Belgjikë (16%) dhe Francë (13%). Në vendet nordike, është arritur rritja në Danimarkë dhe Suedi për shkak të rënies së konsiderueshme në Norvegji (-42 %) dhe në Finlandë (-32 %).

Nga kontinentet, vetëm në Australi numri i kërkesave të paraqitura është rritur, në krahasim me vitin 2009. Australia ka pranuar 8.250 kërkesa, që paraqet rritje nga 33%. Edhe krahas kësaj, kërkesat gjenden mjaft nën nivelin e atyre të shënuara në krahasim me vendet tjera të industrializuara dhe të joindustrializuara - janë më pak për një të treten, në krahasim me vitin 2001.

SHBA-të në kulmin e listës së vendeve pranuese

Individualisht, SHBA-të për të pestin vit me rradhë paraqesin pranuesin më të lartë të azil-kërkuesve. Secila e gjashta kërkesë me të cilën ka të bëjë ky Raport është paraqitur në SHBA-të. Numri i kërkesave të paraqitura për azil në këtë vend është rritur për 6.500, në një pjesë për shkak të rritjes së numrit të azilkërkuesve nga Kina dhe Meksikoja.

Franca, me 47,800 kërkesa të paraqitura në vitin 2010, mbajti pozitën e vet të pranuesit të dytë më të madh të kërkesave të reja për azil, të cilat kryesisht janë paraqitur nga azilkërkues nga Serbia, Federata e Rusisë dhe Kongoja. Gjermania, me rritje nga 49% u bÃ
« pranuesi i tretë më i madh. Kjo rritje pjesërisht mund t’i shkruhet numrit të azilkërkuesve dhe nga ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Kjo gjendje, në masë të madhe mund t’i shkruhet dhe vënies së
sistemit pa viza me Unionin Evropian për qytetarët e këtyre dy vendeve, në dhjetor të vitit 2009. Suedia dhe Kanadaja morrën vendin e katërt dhe të pestë. Në pesë vendet e para, gjithsej janë paraqitur më se gjysma (56%) e kërkesave për azil, me të cilat ka të
bëjë ky Raport.

Shumica e kërkesave nga Serbia

Lidhur me vendet e origjinës, grupi më i madh i azilkërkuesve në vitin
2010 vjen nga Serbia (me Kosovën, 28.900). Këtu shënohet një rritje nga 54% në krahasim me vitin 2009, kur ky vend gjendeshte në vendin e
gjashtë. Është interesant e dhëna se numri i kërkesave për azil të paraqitura në vitin 2010 është i krahasueshëm me nivelin e vitit 2001, menjëherë pas krizës në Kosovë.

Afganistani, me 9% më pak kërkesa të paraqitura në krahasim me vitin
paraprak, zbriti në vendin e dytë. Për dallim nga viti 2009, kur
shtetasit e Afganistanit kryesisht paraqisnin kërkesa në Norvegji dhe
Britani të Madhe, në vitin 2010, numri më i madh i kërkesave është paraqitur në Gjermani dhe Suedi. Azilkërkuesit në Kinë paraqesin grupin e tretë më të madh të azilkërkuesve në vitin 2010, pjesërisht falë rënies së konsiderueshme të numrit të kërkesave të reja
nga Iraku dhe Somalia.

Për herë të parë në vitin 2005, Iraku gjendet në mesin e dy vendeve të
para të origjinës të kërkuesve për azil, por zbriti në vendin e katërt. Vendin e pestë e mban Federata e Rusisë. Somalia, e cila në vitin 2009 ishte në vendin e tretë, zbriti në vendin e gjashtë në vitin 2010.

Duke vënë këto të dhëna në kontekst të krizave të fundit në Bregun e
Fildishtë dhe Libi, Guterres theksoi: “Në përgjithësi, pjesa luaneske
e përgjegjësive për pranim të refugjatëve edhe më tej bie mbi vendet në zhvillim. Edhe krahas shumë sfidave tjera me të cilat po ballafaqohen, kufijtë e vendeve siç janë Liberia, Tunisi dhe Egjipti mbeten të hapura për njerëzit në fatkeqësi. Ftoi të
gjitha vendet që të ndihmojnë në këtë.”

* 44 vendet e industrializuara me të cilat ka të bëjë ky Raport janë UE
27, si dhe Shqipëria, Australia, Bosnja e Hercegovina, Kanadaja,
Kroacia, Islanda, Japonia, Republika e Koresë, Linhenshtajni, Mali i Zi,
Zelanda e Re, Norvegjia, Serbia,
Zvicra, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish Republika
Jugosllave e Maqedonisë.

Publikuar: 29.03.2011 | 08:17
Lexuar: 606 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime