E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të paktën 57 fotografi të Fatmir Trashanit u prezantuan në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave, si një nismë e re që tërhoqi vemendjen e administratës dhe komunitetit shkodran.
Vlerat turistike-historike tė Shkodrės nė njė ekspozitė fotografike






















Të paktën 57 fotografi të Fatmir Trashanit u prezantuan në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave, si një nismë e re që tërhoqi vemendjen e administratës dhe komunitetit shkodran.

Ekspozita vjen si një formë jashtë mureve të galerive dhe sallave të ndryshme, duke sjellë një mënyrë të re komunikimi jo vetëm me institucionet, por edhe me komunitetin që kryen veprimet pranë Tatim-Taksave në Shkodër.

Drejtori i galerisë "Iris", Sytki Brahimi, një nga organizatorët e këtij aktiviteti tha se, "fotografi shkodran Fatmir Trashani, me mënyrën e hapjes së kësaj ekspozite, ka sjellë atmosferën e vlerave turistike dhe historike të qytetit të Shkodrës, që përbëjnë dhe tematikën e fotove të tij".

Sipas tij, hapja e kësaj ekspozite është një mesazh për institucionet e tjera shtetërore dhe private në qytetin e Shkodrës që të organizojnë ekspozita të përbashkëta me artistët shkodranë, si një mënyrë që e bëjnë më të lirshëm dhe më komunikues institucionin me komunitetin të cilit i shërbejnë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë të gjithë javës, duke i shndërruar korridoret e godinës së Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në një galeri artesh figurative. /G. Marku/



Publikuar: 05.05.2009 | 16:00
Lexuar: 1245 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime