Kur gjithë natën jemi gjysëm të vdekur; hapja e syve në mëngjes edhe një herë, marrja frymë, është një dhuratë tjetër, një mundësi tjetër, të rilindim!
Mr. Artur Tagani
Tek po dilja nga xhamia, një grua rreth të dyzetave më shtriu dorën dhe me lot që sreshtnin më tha: Ju lutem më ndihmoni, kam djalin 7 vjeç me tumor në kokë, i kanë humbur shumë funksione, ju lutem më ndihmoni
Jeta është dhurata më e shtrenjtë që na është dhënë. Nëse nuk ia kuptojmë vlerën, të mundohemi ta meritojmë atë. Që ta marrim vesh se sa madhështore është kjo dhuratë, nuk duhet patjetër të përjetojmë një ngjarje të tillë. Le të shohim rreth e rrotull, do vërejmë se si njerëzit e shkatërrojnë këtë dhuratë të mahnitshme.
Le ta jetojmë çastin se vetëm atëherë ekzistojmë. E djeshmja ngelet në të kaluarën dhe e nersërmja është e panjohur. Do të jemi ne ata që nesër do të buzëqeshim me ato gjëra që sot i bëjmë problem. Jemi ne ata që i japim vlerë gjërave. Nga një gjë e vogël mërzitemi dhe po nga ajo gjë gëzohemi. Poeti Xhelaleddin er-Rumi thotë:
Nga mendimi përbëhesh mor vëlla
Të tjerat i ke mish dhe kocka
Mendon trëndafil, gjendesh në kopësht trëndafilash
Mendon gjemb, gjendesh në mes gjembash
Ankohesha se skisha këpucë thoshte një i vjetër, derisa pashë njërin pa këmbë
Pa të mendojmë; e imagjinojmë dot një jetë që nuk mund të shohim, të verbër, çdo gjë njëngjyrëshe?!
Po sikur të mos kishim mundësi të dëgjonim asgjë, të ishim të shurdhër, një heshtje absolute?!
Që ta kuptojmë se çfarë mrekullie është frymëmarrja është e nevojshme patjetër të shikojmë një që heq keq tek merr frymë?! Ja pra, në çfarë pasurish lundrojmë!
Kur gjithë natën jemi gjysëm të vdekur; hapja e syve në mëngjes edhe një herë, marrja frymë, është një dhuratë tjetër, një mundësi tjetër, të rilindim!
Pastaj, të shikojmë që edhe pjestarët e familjes e morën këtë dhuratë, ashtu të pavetëdishëm sikur ne, sështë mrekulli po çfarë??
Apo duhet ta humbasim ndonjërin, që pastaj të kujtohemi për vlerën e tij duke thënë: Ah sikur të ishte, do e shikoja, do bisedoja, do e përqafoja dhe do e puthja pa u ngopur
Çasti është jeta, vëtëm çasti. Çastin ta vlerësojmë si duhet dhe ta falënderojmë Atë për gjithë këto dhunti të pafund që na ka dhuruar dhe që vazhdon të na dhurojë pa ndërprerë, në çdo sekondë.
Omeri(r.a.) ngaqë kishte frikë se nuk mund ta falënderonte Zotin për kënaqësinë dhe freskinë që i jepte uji i ftohtë, në nxehtësinë përvëluese të Gadishullit Arabik, ai përherë pinte ujë të vakët
Çfarë ndjenje është kjo??
Pse nuk e kuptojmë?
Sado që të mundohemi, falënderimi ynë nuk mund të jetë kurrë reciprok para gjithë kësaj bujarie të papërceptueshme. Madje, Ai vetë na thotë që na ka mësuar se si ta falënderojmë. Sa turp! Sa të paaftë që jemi! Çdo gjë e kemi fallso, edhe të qeshurat dhe të qarat i kemi artificiale. Dhe më e çuditshmja është se ne nuk dimë as të gabojmë. Po, po! Duke pasur plot gjëra të ndryshme, bëjmë të njëjtin gabim. Dhe kështu as të pendohemi nuk dimë, vetëm veten mashtrojmë. Sa turp! Sa të paaftë që jemi! Duke qenë të tillë,
-Pse smë ka pyetur mua Zoti para se të më krijonte? -mu drejtua njëri,
-Po ti para se të dashurosh dikë e pyet atë?- i thashë
-Zoti ngaqë të do të ka krijuar, çtë duhet më tej?!..
Njerëz, ta meritojmë jetën. Ta ndiejmë Atë kudo. Ta ndiejmë kënaqësinë qoftë edhe në një pikë ujë, në një rriskë patateje. Sonte, kur të shkoni në shtëpi, merrni ndonjë dhuratë sa do e vogël që të jetë për prindërit. Mos e hapni televizorin, uluni sonte dhe bisedoni me vëllain dhe motrën sikur nuk keni biseduar asnjëherë më parë.
Unë sonte do të lutem për atë djalin që as emrin nuk ia di.
Ju lutem, lutuni edhe ju
!