E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas sëmundjes së rëndë i rikthehet këngës dhe së shpejti pritet të nxjerrë edhe albumin e ri.
Beteja e fituar e Aretha Franklin






Aretha Franklin u rishfaq në publik pas muajsh të tërë ankthi për shëndetin e saj të kërcënuar nga kanceri në pankreas. Kjo ndodhi me rastin e 69-vjetorit të saj, që u festua në një hotel në Nju Jork nën shoqërinë e miqve të saj më të mirë si Tony Bennett, Smokey Robinson, Bette Midler. Aretha u shfaq e dobësuar paksa, por plot energji. Madje këndoi edhe një duet me këngëtarin e “Templations”, Dennis Eduards, e pikërisht këngën “The way we are”. Shumë mendonin se mbretëresha e muzikës soul nuk do të kthehej më në skenën e muzikës, pasi anuloi të gjitha angazhimet e saj të mëdha për motive që lidheshin me shëndetin. Për më tepër në maj mendohet se do të dalë albumi i saj i 38 në karrierë, një punë shumëvjeçare: “Aretha: woman fallin out of love”.

Albumi do të prodhohet nga shtëpia diskografike “Aretha Records”, pa ndihmën e askujt dhe në SHBA do të shpërndahet vetëm në supermarketet e linjës “Wal-Mart”. Ndërkaq Aretha është duke shijuar festimet e 50 viteve të karrierës së saj që shoqëria shumëkombëshe “Sony-Columbia” ka marrë përsipër pa marrë parasysh shpenzimet. Pasi u përlot mbrëmjen përpara televizorit së “Grammy Awards” 2011, për homazhin që i dedikuan asaj zëra të mëdhenj të muzikës si Christina Aguilera, Jennifer Hudson dhe tre këngëtare të tjera të mëdha me këngën “A natyral woman”, Franklin u “pajtua” edhe me “Colombian”-n, shtëpinë e saj të parë diskografike, që ashtu siç thotë ajo gjithmonë ishte pikërisht kjo shtëpi që e bëri mbretëreshën e muzikës soul. Ishte vetëm 18 vjeçe Aretha, kur John Hammond e bëri që të firmoste një kontratë shumë të mirë me “Columbian”-n.

Një vit më pas, më 1961-shin, Hammond e çoi në studio për të firmosur kontratën e re. Aktualisht “Columbia Legacy”, ashtu siç ka bërë me Miles David, Luis Armstrong, Bille Holiday dhe Bob Dylan, do të publikojë një paketë të artë me të gjitha incizimet e bëra nga Franklin që nga viti 1961 deri në vitin 1965, plus edhe shumë kuriozitete. Sigurisht që janë shtatë albumet origjinale të prodhuara nga “Columbia” dhe shumë regjistrime speciale me Bobby Scott apo Clyde Otis i këngës “A bit of soul” i vitit 1995 që nuk ka dalë kurrë më parë madje edhe “The quees is waiting”, i prodhuar nga Bob Johnston. Me pak fjalë dymbëdhjetë CD gjithsej dhe një DVD, ku është koncerti i dhënë nga Aretha në vitin 1964 në “Steve Alen show”.

Një grua e madhe

Aretha Franklin lindi në Memphis-Tennessee më 25 mars 1942. Që është një grua e madhe kjo kuptohet menjëherë: në moshën 13 vjeçe do të lindte fëmijën e saj të parë, ndërsa në moshën 15, të dytin. Pastaj me dëshirën e Zotit rruga e saj u përqendrua te muzika. Motrat e saj luanin në kishë, ndërsa ajo i binte organos. Ishte kokëfortë dhe mendonte se asgjë në jetë nuk mund të arrihet nëse nuk i dilje përballë. Në moshën 14-vjeçare regjistroi këngën e saj të parë që rezultoi një katastrofë. Por ajo eci para, sepse e dinte që e kishte në gjak muzikën soul. E kështu rruga e saj drejt këngës nuk ndali kurrë: në kishë, në bar, në rrugë, në altar dhe gjithandej. 1960-a ishte viti që do të ndryshonte jetën e saj: firmosi një kontratë me “Columbia”, u martua me menaxherin e saj dhe në vend të fëmijëve filloi të “prodhonte” suksese njëri pas tjetrit. Mbretëresha e muzikës soul është aktiviste e të drejtave të zezakëve, feministe e muzikës. Karriera e saj është më shumë se e lavdishme: plot koncerte, këngë që të rrëqethin teksa e dëgjon të këndojë live në koncerte. Nga "Respect" tek "A Natural Woman", nga "Think" tek "I say a little prayer", hitet e saj u bënë ndërkombëtare. Sot e shenjta Aretha duket më e fortë se kurrë, pasi ka fituar betejën më të madhe të jetës: ka arritur të mposhtë një kancer në pankreas. Aretha Frenklin e lajmëroi rikthimin e saj disa muaj më parë për në maj, pasi prej muajsh këngëtarja ishte e shtruar në spital. 68-vjeçarja ka planifikuar daljen e albumit të saj më të fundit në një performancë në Bufalo më datë 28 maj. Nëntorin e kaluar Franklin anuloi të gjitha koncertet e saj dhe daljet publike, duke zbatuar urdhrat e mjekëve. Që nga ajo kohë këngëtarja e cilësuar si mbretëresha e muzikës soul ka ndjekur një dietë të fortë dhe ka humbur shumë kile. Vetëm në muajin janar Aretha Franklin deklaroi se ndihej për mrekulli dhe se kushtet e saj shëndetësore janë përmirësuar ndjeshëm pas operacionit që ajo bëri.

Publikuar: 30.03.2011 | 09:39
Lexuar: 572 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime