E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mendoni se asnjëherë nuk e keni përjetuar të ashtuquajtur burnout? Mendoni për statistikat në vijim. Madje 77 për qind e njerëzve thanë se ndjehen të lodhur dhe se shpërthejnë shkaku i punës, 19 për qind e nënave që punojnë pranuan se punojnë edhe gjatë fundjavës, ndërsa 44 për qind edhe në shtëpi mendojnë për punë dhe i kryejnë disa detyra të mbetura.
Shenjat qė jeni djegur nė punė
Mendoni se asnjëherë nuk e keni përjetuar të ashtuquajtur burnout? Mendoni për statistikat në vijim. Madje 77 për qind e njerëzve thanë se ndjehen të lodhur dhe se shpërthejnë shkaku i punës, 19 për qind e nënave që punojnë pranuan se punojnë edhe gjatë fundjavës, ndërsa 44 për qind edhe në shtëpi mendojnë për punë dhe i kryejnë disa detyra të mbetura.

Pasojat e stresit dhe tepër punë mund të ndikojnë dukshëm në shëndet, andaj nuk duhet nënvlerësuar shenjat që po ua dërgon trupi. Shkaku i shumë pune mund të bie imuniteti, ndërsa stresi në punë është i lidhur edhe me paraqitjen e migrenës, problemeve me tretje, sëmundjet e lëkurës, shtypje të lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Burnout në punë është përgjigje ndaj stresit, ndërsa pasojat janë ndenja e pashpresë, frustrimit, imunitetit të dobët. Por më rëndësi është të dini se ai krijohet gjatë periudhës së gjatë dhe është e domosdoshme t’i njihni shenjat e para.

Kolegët në afërsinë tuaj po ecin si nëpër vezë

Nëse vazhdimisht jeni të pakënaqur dhe të inatosur, ashtu që kolegët frikësohen t’iu afrohen sigurisht nuk është vetëm fazë kalimtare. Si duket ju nevojitet ndihmë.

Vonoheni në punë dhe shikoni orën

Më herët në punë shkonit plot elan dhe dëshirë për detyra të reja. Tash mezi ngriheni nga shtrati dhe në punë shkoni me gogël në lukth, dhe që pas drekës çdo moment shikoni orën dhe prisni të niseni për në shtëpi. Thjesht i numëroni minutat deri në fund të orarit.

Apatia zëvendësoi entuziazmin

Nuk jeni të motivuar, nuk jeni të gatshëm për sfidat e reja dhe arritjet.

Gjithnjë më pak shoqëroheni me kolegë

Dreka me kolegët më herët ishte kënaqësi dhe shpesh dilnit me ta. Tash aspak s’ndjeni dëshirë të shoqëroheni brenda zyrës as jashtë saj.

Kur puna bëhet si robërim

Ndjeni dhembje fizike

Gjithmonë ndjeheni të lodhur, keni kokëdhimbje, ndjeheni të tensionuar dhe keni probleme me gjumë. Këto shenja të para fizike tregojnë se stresi në punë mund të shkaktojë probleme serioze fizike dhe psikike. Nëse ndjeni këto simptoma është koha për ndryshime. Bisedoni me shefin apo dikë nga resurset njerëzore. Shikoni a mundet puna juaj të delegohet në dikë tjetër apo a mundeni së paku t’i anuloni disa obligime.

Ja edhe disa hapa proaktivë që duhet ndërmarr nëse dëshironi të ruani shëndetin:

Mësoni të thoni jo.
Hulumtoni qëllimet tuaja
Zvogëloni obligimet tuaja në punë dhe në shtëpi
Pushoni dhe hani ushqim të shëndetshëm
Merrni pushim dhe jepni trupit tuaj rastin që të mbushet me energji.
/express/

Publikuar: 05.05.2009 | 03:45
Lexuar: 691 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime