E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i partisë opozitare u bëri thirrje qytetarëve ta mbështesin dhe shprehu bindje se partia e tij do ta fitojë VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
LSDM-ja i tėrheq tė gjitha kėrkesat dhe do tė marrė pjesė nė zgjedhje









LSDM-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, publikoi lideri i partisë Branko Cërvenkovski i cili tha se prej sot partia opozitare nuk ka më kurrfarë kërkesash.

"Nuk kthehemi në Parlament dhe më nuk bëjmë kurrfarë negociata me VMRO-DPMNE-në dhe pushtetin", deklaroi në konferencë për shtyp Cërvenkovski në selinë e partisë.

Cërvenkovski tha se nuk do t'i lejojë kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ta shtyjë opozitën në bojkot.

E porositi oponentin e tij politik Gruevski dhe partive në pushtet "të sjellin kod zgjedhor dhe listë zgjedhore çfarë të dëshirojnë dhe të harxhojnë nga Buxheti sa të dëshirojnë për reklamimin e tyre nëpër mediat. "Vetëm kumtoni ditën e zgjedhjeve dhe ne jemi këtu", tha Cërvenkovski.

Lideri i partisë opozitare u bëri thirrje qytetarëve ta mbështesin dhe shprehu bindje se partia e tij do ta fitojë VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Publikuar: 30.03.2011 | 13:29
Lexuar: 201 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime