E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Elvat Muharemi, kryetar i Shoqatës “Shpresa”, potencoi që ky plan aksional, në të ardhmen do të shërbejë si plan për ndërmarrjen e iniciativave, masave dhe aktiviteteve për të ofruar mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Gostivarit.
Gati plani aksional pėr personat me nevoja speciale










Pas realizimit të punëtorive të shumta, nga ku dhe u identifikuan nevojat e personave me nevoja të veçanta si dhe resurseve me të cilat disponon komuniteti në nivel lokal në Gostivar, planit aksional lokal për personat me nevoja të veçanta ka arritur në fazën përfundimtare. Në seancën e fundit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqatës së invalidëve “Shpresa” nga Shkupi, Komunës së Gostivarit si dhe organizatave joqeveritare në Gostivar, propozim plani aksional është vënë për diskutim në debat publik.

“Pas formësimit të versionit përfundimtar si dokument, do të miratohet nga këshilli komunal i Gostivarit. Me miratimin e së njëjtit, brenda tre viteve të ardhshme komuna e Gostivarit merr për sipër zbatimin në praktikë të këtij dokumenti, i cili në esencë përmban rritjen e standardit jetësorë, respektivisht përmirësimin e jetës për kategoritë e qytetarëve me nevoja të veçanta.”, theksoi sekretari i komunës së Gostivarit, Naxhi Xhelili.

Elvat Muharemi, kryetar i Shoqatës “Shpresa”, potencoi që ky plan aksional, në të ardhmen do të shërbejë si plan për ndërmarrjen e iniciativave, masave dhe aktiviteteve për të ofruar mundësi të barabarta për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Gostivarit.

Komuna e Gostivarit dhe Shoqata “Shpresa” nënshkruan edhe Memorandum për bashkëpunim ndërmjet pushtetit lokal dhe OJQ-ve për ofrim të shërbimeve më cilësore për personat me aftësi të kufizuara.

Komuna e Gostivarit është një nga katër komunat në Republikën e Maqedonisë ku realizohet projekti “Hartimi i planit aksional për personat me aftësi të kufizuara” financuar nga ana e “German Marshal Fond”. Projekti filloi të realizohet në shtator të vitit të kaluar dhe do të zgjasë 10 muaj.
Gati plani aksional për personat me nevoja speciale

Publikuar: 30.03.2011 | 13:37
Lexuar: 651 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime