Xhensila Fizi, bijë emigrantësh nga Kuçova, ka dalë e para në konkurrim dhe do të drejtojë seancën plenare të Parlamentit Grek të të Rinjve
Xhensila Fizi, bijë emigrantësh nga Kuçova, ka dalë e para në konkurrim dhe do të drejtojë seancën plenare të Parlamentit Grek të të Rinjve
Një shqiptare del e para ndërmjet 100 konkurrentëve nga e gjithë Geqia, dhe fiton të drejtën të drejtoje punime e Parlamentit Rinor Grek që do të mbahen në Maj të këtij viti në Athinë. 17 vjeçarja Xhensila Fizi, emigrante nga Kuçova nxënëse e një shkolle sportive në Athinë, ka dale e parë në konkurimin e të rinjve dhe do të drejtoje seancën plenare si dhe do të mbajë fjalën përshëndetëse prej 15 minutash.
Diçka e rëndësishme kjo për nivelin e këtij aktiviteti. Në konkurse të tilla marin pjesë zakonisht nxënës nga familje që e kanë traditë politikën në Greqinë, për të dhënë idenë që familja ka një vazhdimësi në politikë. Ndaj edhe me shpalljen e rezultateve pati reagime të forta.
Askush nuk besonte që një nxënëse nga Shqipëria të ketë shkruar vetë dhe të ketë ide kaq të qarta për racizmin dhe mënyrat e zhdukjes së tijë nga shoqëria greke. Fleta me temën e saj u rikontrollua edhe një herë tjetër, e u dërgua për ekspertizë në Universitetin e Selanikut. Por përfundimisht u dorëzuan pasi panë që gjithçka ishte e shkruar nga vetë shqiptarja.
Xhensila erdhi në Greqi së bashku me familjen kur ishte 4 vjeç. Kanë kaluar 13 vjet që atëherë dhe ajo gjatë këtyre viteve jo vetëm që është një nxënëse me rezultate të shkëqyera në mësime por edhe një basketbolliste shume e mirë. Edhe në këtë fushë ajo ka shkëqlyer.
Është mbajtëse e shumë medalje dhe këtë vit fitoi medaljen si basketbollistja më e mirë e Greqisë në takimin e shkollave sportive greke.
Në seancën plenare të Majit përpara deputetëve të rinj por edhe deputetëve të partive poltike greke, Xhensila do të flasë për një Ballkan tjetër. Ashtu siç e mendon ajo, pa kufij e pa viza, që njerëzit dhe idetë të lëvizin lirisht. Dhe kjo për të mirën e të gjithëve pasi sipas saj të gjithë duhet të kemi shanse të barabarta në Ballkan, pavarësisht se nga vijmë dhe ku jetojmë.
Të gjithë kanë të drejtën të realizojnë atë çka ëndërrojnë aty ku jetojnë. Ky është Ballkani që ëndërron Xhesila. Shpreson që ta dëgjojnë dhe ato çka do thotë të ndikojnë sadopak që grekët ta shikojnë me një sy tjetër. Jo si të huaj, por si një të barabartë që dëshiron dhe ëndërron të njëjtat gjëra si dhe ata.
Altin Metaj, Tribuna