E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konsultimet ndihmuan 116 kompani vendase që të ristrukturohen, dhe pastaj të hartonin projekte të mira me të cilët tërhoqën mbi 43 milion dollarë nga bankat, hapën 1066 vende të reja pune dhe e shtuan eksportin për mbi 33 milion dollarë.
USAID- projekti i konkurrencės pėr kompanitė










Kompanitë nuk dinë si të kërkojnë para prej bankave, por edhe bankat nuk dinë si t’i ofrojnë kreditë për firmat. Kështu e zgjidhi ambasadori amerikan Riker, diskutimin e përhershëm mes biznesmenëve dhe bankave, mbi atë se kush ka fajin që biznesi nuk zhvillohet. Firmat pohojnë se kanë projekte dhe produkte të mira, ndërsa bankat pohojnë se duan të financojnë, por nuk shikojnë plane të qëndrueshme dhe fitimprurëse të biznesit. E vërteta, sipas USAID-it duket se doli në shesh gjatë 5 viteve të fundit me projektin për konkurrencë.

“Bëmë kërkime për pengesat me të cilat përballen kompanitë e Maqedonisë gjatë përpjekjeve për të siguruar fonde, dhe doli në pah se biznesit i mungojnë gjërat themelore si psh, strategjia, planifikimi i biznesit, identifikimi i projekteve që janë probleme themelore që i pengojnë bankat t’i financojnë projektet për shkak se thjeshtë projektet e dorëzuara nuk ishin përkatëse për kreditë bankare. I dobët ishte edhe qarkullimi i informatave midis bankave dhe sektorit privat, madje edhe kur bankat ofronin produkte të reja financiare të hartuara sipas nevojave të kompanive, madje edhe vetë kompanitë nuk i kuptonin ato”, tha Filip Riker, Ambasador i SHBA-së.

Megjithatë, me konsultime profesionale prej vitit 2009 e këtej rreth 200 kompani të Maqedonisë hartuan plane më të mira, morën para në kohën e krizës, blenë teknologji të re, shtuan prodhimtarinë, e në fund edhe eksportin dhe konkurrencën

“Të gjitha kompanitë na thoshin se bankat në realitet nuk dëshirojnë të japin kredi, por se vetëm shtireshin. Mirëpo, ne zbuluam se bankat duan të japin kredi, kurse problemi ishte se nuk marrin projekte të tilla për të cilat mund të japin kredi. Kur i shikuam projektet konstatuam se kompanitë nuk kujdesen shumë në kufizimet që kanë bankat. Për shembull, nuk i kushtonin vëmendje të madhe zhvillimit të planeve konkurrente të biznesit, në përkufizimin e mënyrës se si do ta kthenin borxhin dhe në hartimin e strategjisë në rastë rreziqesh të projektit të tyre”, tha Nimish Xhaveri, përfaqësues i USAID.

Konsultimet ndihmuan 116 kompani vendase që të ristrukturohen, dhe pastaj të hartonin projekte të mira me të cilët tërhoqën mbi 43 milion dollarë nga bankat, hapën 1066 vende të reja pune dhe e shtuan eksportin për mbi 33 milion dollarë.

Publikuar: 30.03.2011 | 23:04
Lexuar: 370 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime