Përveç rregullimit të bulevardit do të rregullohet edhe rruga e hekurudhës e cila do të shtrohet me asfalt dhe do të përshtatet për qarkullim
Kohë më parë Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me NP Gostivar i startuan punët për rregullimin e një pjese të bulevardit të Gostivarit, respektivisht pjesën nga shtëpia e Zjarrfikësve e deri tek stacioni hekurudhor.
Kjo pjesë e bulevardit ishte e shtruar me materiale të vjetra (kalldrëm) dhe ishte tejet e dëmtuar. Fillimisht u hoqën pllakat e begatonit, ndërsa punët do të vazhdojnë me ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza dhe atyre atmosferike, pastaj do të bëhet ndërtimi i trotuareve me çrast do të mundësohet lëvizje e lirshme e qytetareve.
Përveç rregullimit të bulevardit do të rregullohet edhe rruga e hekurudhës e cila do të shtrohet me asfalt dhe do të përshtatet për qarkullim