E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqetësuese janë edhe të dhënat që 20% e grave i japin të drejtë burrit që t’i rrahë fëmijët. Në raport me vendet e rajonit Maqedonia dhe Shqipëria qëndrojnë më keq kur bëhet fjalë për dhunën ndaj fëmijëve. Nga mesi i prillit UNICEF do të nis kërkimet e reja për këtë fenomen.
UNICEF, shqetėsues trajtimi i fėmijėve nė Maqedoni








Gjendja me fëmijët në Maqedoni është shqetësuese, thonë nga UNICEF-i. Ndonëse në nivel kombëtar ka përmirësime te pjesshme, vdekshmëria tek fëmijët mbetet ende e lartë dhe në shifra serioze, sidomos në rajonet rurale dhe ato më pak të zhvilluara.

Sipas te dhënave të fundit në 1000 fëmijë të sapolindur, vdekshmëria është 11. Më shqetësuese mbetet gjendja me popullatën rome, dhe dukuria e nxjerrjes së fëmijëve në rrugë për të lypur.

“Kjo dukuri është shumë vështirë për t’u ndjekur dhe për të, nuk mund të sigurohen të dhëna të sakta. Në pjesën më të madhe tek romët ka ngecje në këto studime”, tha Zoran Stojanov, UNICEF Maqedoni.

Shqetësuese janë edhe të dhënat që 20% e grave i japin të drejtë burrit që t’i rrahë fëmijët. Në raport me vendet e rajonit Maqedonia dhe Shqipëria qëndrojnë më keq kur bëhet fjalë për dhunën ndaj fëmijëve. Nga mesi i prillit UNICEF do të nis kërkimet e reja për këtë fenomen.

“Ne do të intervistojmë rreth 5600 familje. Një pjesë e kërkimit do të fokusohet në popullatën rome dhe do të tentojmë që të grumbullojmë të dhëna më të hollësishme në ambientet apo lagjet ku ata jetojnë”, tha Gjorgji Mitrevski, Drejtor i Agjencisë për Kërkime.

Në Strugë këto ditë po bëhet trajnimi i personave që do të përfshihen në aktivitetet e UNICEF-it. Kërkimi i tyre do të jetë më voluminozi deri tani, dhe njëkohësisht do të zhvillohet edhe në 50 shtete të tjera.

Publikuar: 30.03.2011 | 23:05
Lexuar: 466 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime