E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkrimtari në vitin 2005 gjatë një interviste për gazetat zvicerane kishte deklaruar se “ne kemi vrarë 30 mijë kurdë dhe një milionë armen”. Pikërisht kjo fjali kishte bërë që shumë persona të ankohen për siç kanë thënë shumë nga ta “deklaratë fyese me paramendim nga ana e shkrimtarit”.
Pamuk dėnohet me tre mijė euro



Shkrimtari fitues i çmimit “Nobel” është dënuar nga Gjykata Turke për plasim të deklaratës që për paditësit ka qenë fyese. Orhan Pamuk do të detyrohet t’u paguaj tre mijë euro, gjashtë personave të cilët janë ankuar në Gjykatë.

Shkrimtari në vitin 2005 gjatë një interviste për gazetat zvicerane kishte deklaruar se “ne kemi vrarë 30 mijë kurdë dhe një milionë armen”. Pikërisht kjo fjali kishte bërë që shumë persona të ankohen për siç kanë thënë shumë nga ta “deklaratë fyese me paramendim nga ana e shkrimtarit”.

Për më shumë se katër muajt e fundit, lënda e Pamuk ishte endur në Gjykatën e Qarkut dhe në atë të Apelit në Turqi. Arsyeja ishte se numri i ankuesve dhe paditësve rritej brenda këtyre muajve. Fillimisht kishin qenë tre persona të cilët ishin ankuar ndaj Pamukut, ndërsa dy të tjerë ishin shtuar dy muaj më pas.

Ani pse kishte nisur procedura në Gjykatë dhe vendimi ishte marrë që këtyre personave t’u jepet kompensim nga 50 euro për atë që - siç e ka quajtur Gjykata në vendim e saj - ka pasur të bëjë me fyerje të personalitetit dhe integritetit të personave të fjalë, lënda ishte kthyer mbrapsht. Gjykata e Apelit kishte pranuar edhe një ankesë tjetër nga një person.

Të martën, në mënyrë zyrtare Gjykata ka vendosur që shkrimtari turk Orhan Pamuk është i obliguar që t’u paguaj nga 500 euro të gjashtë personave.

Në fakt, dy nga gjashtë përfituesit nga ky dënim janë ankuar se kanë qenë njerëz të cilët kanë udhëhequr organizata të ndryshme. Pakize Alp Akbaba, është presidente e Nënave të dëshmorëve të Stambollit dhe avokati Qemal Kerinçiz që mbron të drejtat e tyre kanë qenë iniciatorët e kësaj padie ndaj Pamukut.

E gjithë hallakama kishte nisur në vitit 2005, kur Pamuk kishte dhënë intervistë në Zvicër. Në vitin 2006, kishin nisur ankesat e para por që nuk kanë përfunduar në Gjykatë. Kjo kishte bërë që Gjykata të mos kisht mundësi të niste hetime zyrtarisht.

Më 13 maj të vitit 2009, ajo mori vendim që të nisin seancat gjyqësore, ndërsa Pamuk kishte kërkuar që kjo lënde të hiqet nga hetimi. Mirëpo, edhe Parlamenti i Turqisë, edhe Gjykata e kishin refuzuar këtë. Tash Pamuk nuk ka të drejtë as të apelojë për vendimin përfundimtar të Gjykatës së Turqisë.

Publikuar: 31.03.2011 | 02:54
Lexuar: 484 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime