Në programin e konsumimit të frutave në vitin shkollor 2011/2012, me vlerë të përgjithshme prej 90 milion euro, janë përfshirë 24 vende nga BE-ja, me përjashtim të Suedisë, Finlandës dhe Britanisë së Madhe.
Komisioni Evropian vendosi për lartësinë përfundimtare të donacioneve të Bashkimit Evropian për vendet-anëtare të ndara, për distribuimin e frutave në shkolla.
Në programin e konsumimit të frutave në vitin shkollor 2011/2012, me vlerë të përgjithshme prej 90 milion euro, janë përfshirë 24 vende nga BE-ja, me përjashtim të Suedisë, Finlandës dhe Britanisë së Madhe.
Pajisje të shumta do të fitojë Italia (18 milionë euro), e pastaj vjen Gjermania (12 milionë euro) dhe Franca (10 milionë euro).
BE-ja vetëm e bashkëfinancon programin, ndërsa një pjesë të harxhimeve mbulohen nga burimet publike dhe ato private.
Qëllimi i programit është që në suaza të BE-së të kontribuohet për zhvillim të shprehive të shëndetëshme tek nxënësit, pasi që, siç theksoi Unioni, përderisa shprehitë e tilla zhvillohen në vitet e hershme, ato to të mbesin për gjithë jetën.