E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai theksoi se fakti që 10 kompani i plotësojnë kushtet flet për interesin e rritur mes investitorëve për projektin dhe se vendimi që të angazhohen IFC si konsultat dhe të përsëritet procesi ka qenë e drejtë. Interesi i rritur, theksoi, është falë konsultimit cilësor dhe raportit aktiv në procesin e rekrutimit të kompanive.
Dhjetė kompani janė rikualifikuar nė tenderin pėr ndėrtimin e hidrocentraleve nė Ēebren dhe Galishte








Dhjetë nga gjithsej 16 kompanitë e paraqitura i kaluan rikualifikimet në tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte në lumin Cërna. Ato deri më 29 qershor këtë vit duhet t'i dorëzojnë ofertat e tyre për ndërtimin e hidrocentraleve përmes rrugës të partneritet publik-privat së bashku me Elektranat e Maqedonisë.

"Qeveria në seancën e fundit e miratoi Raportin e Komisionit për zgjedhjen e koncesionerit për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Cërna me të cilin 16 kompanitë të cilat kanë paraqitur dokumetacionin për rikualifikimin 10 i plotësojnë kushtet. Qeveria e miratoi raportin me çfarë me suksese e përfundoi fazën e parë të rikualifikimeve dhe fillon faza e dytë, gjegjësisht zgjedhja për koncesionerit", tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vladimir Peshevskui në konferencën e sotme për mediat në Qeveri.

Ai theksoi se fakti që 10 kompani i plotësojnë kushtet flet për interesin e rritur mes investitorëve për projektin dhe se vendimi që të angazhohen IFC si konsultat dhe të përsëritet procesi ka qenë e drejtë. Interesi i rritur, theksoi, është falë konsultimit cilësor dhe raportit aktiv në procesin e rekrutimit të kompanive.

Zëvendëskryeministri pret që deri në fund të qershorit me sukses të përfundojë edhe faza e dytë dhe të zgjedhjet koncesioneri. I gjithë projekti pritet të kushtojë prej 600 deri në 700 milionë euro.

Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi precizon se në tender janë kualifikuar AS Elektrik nga Mbretëria e Bashkuar e, Edison nga Italia, Energopro nga Çekia, EVN AG nga Austria, PPC nga Greqia, Shrabak nga Austria, si dhe konzorcumet "CVE - CTG - PC nga Kina", "Lanko India dhe Komito nga Koreja dhe KHMP nga Koreja" "Kosek nga Koreja dhe Dajling Industrial nga Koreja", "Por Austri dhe Lanc Serkjum nga Islanda".

"Këto kompani deri më 29 qershor të këtij viti duhet t'i dorëzojnë ofertat për ndërtim dhe Maqedonia ta fitojë projektin më të madh energjetik deri më tani", tha Besimi.

Drejtori i ELEM Vlatko Çingovski theksoi se ndërtimi i hidrocentralit Çebren dhe Galishte është i rëndësisë të veçantë për sistemin elektronik në Maqedoni sepse me ndërtimin e tyre do të mbyllet procesi për shfrytëzimin e lumit Cërna.

Rëndësia e Çebrenit dhe Galishtes, përmendi, është e madhe jo vetëm për Maqedoninë por edhe për rajonin, sepse do të paraqet një ndër rezervuarët më të mëdhenj për ujë.

Publikuar: 31.03.2011 | 14:09
Lexuar: 505 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime