E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në 10-vjetorin e vrasjes së atdhetarit dhe politikanit të mirënjohur, Fehmi Agani, nën përkjudesjen e Presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu, është mmbajtur një akademi përkujtimore kushtuar kësaj figure të shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Dhjetė vjet pa profesor Fehmi Agani














Sot në Prishtinë, në 10-vjetorin e vrasjes së atdhetarit dhe politikanit të mirënjohur, Fehmi Agani, nën përkjudesjen e Presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu, është mmbajtur një akademi përkujtimore kushtuar kësaj figure të shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ku kanë marrë pjesë udhëheqësit më të lartë vendit tonë dhe personalitete tjera nga jeta politike e akademike.

“Në atë kohë kur Serbia po tentonte të shëndërronte vendin tonë në një tokë të djegur u shua edhe jeta e profesorit të nderuar, politikanit dhe atëdhetarit të madh të Kosovës, akademik Fehmi Aganit”, tha sot presidenti Fatmir Sejdiu në akademinë përkujtimore në dhjetëvjetorin e vrasjes së profesor Fehmi Aganit.

Ai ka shtuar se kontributi i profesor Aganit është trashëgimi për punën e mëtejme për ta bërë Kosovën ashtu siç e dëshironte profesor Agani.

Dhjetë vjetë më parë kur Kosova po kalonte tragjedinë më të madhe në historinë e saj, në pranverën e vitit 1999 e përballur me sulmet ajrore të NATO-s dhe e bindur tashmë se shekullit të sundimit të egër të saj në Kosovë po i vinte fundi, Serbia kreu masakra të papara në shoqërinë civile anekënd Kosovës, tha Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu.

Kryeministri Hashim Thaçi duke përkujtuar kontributin e profesor Aganit, tha se ai ishte shembull i politikës kosovare dhe më gjerë. Me butësinë e tij, vlerat dhe idetë e tija, profesor Agani grumbullonte të gjithë rreth idealit për pavarësinë e vendit.

Në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, foli akademik Pajazit Nushi. Ai profesor Aganin e quajti ndërtues të politikës shkencore.

Në emër të familjes Agani të pranishmit i përshëndeti Sadie Agani bashkëshortja e të ndjerit, profesor Aganit.

Profesor Fehmi Aganin ish-presidenti Ibrahim Rugova, e kishte dekoruar me medaljen e “Lidhjes shqiptare të Prizrenit”, “Medaljen e Artë të Pavarësisë” dhe urdhërin “Hero i Kosovës”, tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Publikuar: 05.05.2009 | 05:45
Lexuar: 1121 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ealbanit@hotmail.com (12/11/2009 05:51:39) Me t'vertet Fehmi Agani ishte dhe do t'mbetet i pazavendesushem.
vlora (27/11/2009 04:49:50) Fehmi Agani ishte njeri nga njerzit t`pazevendesushem.
Andaje dhe shkolla jone mban emrin e tij.

Dhe ne nxensit e asaj shkolle jemi shum krenar per te madhin "FEHMI AGANI".
arta zymeri (09/09/2010 00:58:35) Fehmi Agani ishe shembull i politikės kosovare dhe me gjėre.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime