Sipas tij, është mirë që aksioni shndërrua në traditë. "Do të vazhdojë një herë në pranverë, një herë në vjeshtë, por si i vjeshtës do të jetë çdoherë me numër më të madh të fidanëve se në pranverë"
Ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinorë Nexhati Jakupi mbolli sot mbolli dru në vendin e quajtur Kodra e Banjicës, në kuadër të aksionit të pestë "Dita e drurit - Pranvera 2011".
"Me mbjelljen e fidanëve kontribuojmë në zhvillimin ekologjik të vendit, për ajër më të pastër, për mjedis më të shëndetshëm dhe për edukimin e të gjithëve, të rinjve dhe të rriturve, për ruajtjen e asaj që është pasuria jonë - pyjeve dhe drunjve", deklaroi Jakupi.
Sipas tij, është mirë që aksioni shndërrua në traditë. "Do të vazhdojë një herë në pranverë, një herë në vjeshtë, por si i vjeshtës do të jetë çdoherë me numër më të madh të fidanëve se në pranverë"
Ndërsa kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski pasi mbolli dru në afërsi të Shkupit sqaroi se për këtë aksion do të harxhohen rreth 40 milionë denarë nga Ndërmarrja publike "Pyjet e Maqedonisë".