Për pjesëmarrje sa më masive në aksion, Qeveria e shpalli ditën e sotme ditë jopune, që do të punohet të shtunën më 9 prill, ndërsa është siguruar edhe transport falas me autobusë deri te lokacionet ku do të mbillen fidanet.
Rreth tre milionë fidane sot janë mbjellë në një sipërfaqe prej 755 hektarësh, në 70 lokacione në 30 komuna mbarë Maqedonisë, në kuadër të aksionit të shtatë "Dita e drurit - pranvera 2011" që realizohet me moton "Ejani në mbjellje, lëre politikën madje sot".
Iniciatori, maestro Boris Trajanov aksionin e vlerësoi si të mirë, ndërsa shkak për këtë thotë se janë kushtet e mira kohore.
"Aksioni u bë pjesë e kulturës sociale të qytetarëve. me shumë përpjekje të vogla arritëm ta realizojmë atë që e kemi planifikuar", ta Trajanov.
Tradicionalisht, aksionit iu bashkangjitet kreu shtetëror, anëtarë të Qeverisë, administrata shtetërore, ARM-ja...
Aksioni "Dita e drurit - pranverë 2011" filloi në mënyrë simbolike të enjten me mbjelljen e fidaneve nga ana e përfaqësuesve të bashkësive fetare. E vazhduan të hënën bashkëshortet e presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe të ambasadorëve në shtet, ndërsa dje me pjesëmarrjen e vet në gjelbërim kontribuan edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski, shefi i diplomacisë Antonio Milloshoski dhe përfaqësues të korit diplomatik.
Për pjesëmarrje sa më masive në aksion, Qeveria e shpalli ditën e sotme ditë jopune, që do të punohet të shtunën më 9 prill, ndërsa është siguruar edhe transport falas me autobusë deri te lokacionet ku do të mbillen fidanet.
Në gjashtë aksionet e kaluara u mbollën mbi 30 milionë fidanë në sipërfaqe prej 8.641 hektarë dhe është hedhur farë për katër milionë fidane.
Aksioni i parë u zbatua më 12 mars të vitit 2008 kur u mbollën dy milionë fidanë. Më 28 tetor 2008 u organizua edhe aksioni i dytë me mbjelljen e gjashtë milionë fidaneve, më 14 mars 2009 Maqedonia u pyllëzua me edhe pesë milionë fidane, ndërsa më 19 nëntor u mbollën edhe 7,5 milionë fidane të tjera. Më 31 mars, gjatë aksionit të pestë u mbollën përafërsisht shtatë milionë fidanë, ndërsa më 19 nëntor të vitit të kaluar rreth shtatë milionë fidane.