E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka pritur të enjten zëvendëskryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, e cila është dhe kryesuese e delegacionit kosovar në bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Berisha-Tahiri: Dialogu s’bėhet pėr ndryshim tė kufijve





Kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka pritur të enjten zëvendëskryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, e cila është dhe kryesuese e delegacionit kosovar në bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në takim u rikonfirmua qëndrimi i prerë dhe pa ekuivok se këto janë vetëm bisedime teknike që kanë të bëjnë me çështje të jetesës së përditshme të qytetarëve të këtyre dy vendeve, të pavarura e sovrane, dhe nuk bëhet fjalë, në asnjë rast, për çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin apo për ndryshimin e kufijve.

Në këtë kontekst u theksua se ekzistojnë shumë Mitrovica në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe çdo lloj aludimi apo ideje për rikonfigurim të kufijve nuk i shërben stabilitet, sigurisë dhe paqes në rajon.

Më tutje, kryeministri i Shqipërisë tha se shumë shpejtë pret që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës me BE-në, ngase Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për një gjë të tillë, si dhe u zotua që Republika e Shqipërisë do ta përkrahë pa rezervë Republikën e Kosovës drejt anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare e sidomos në NATO dhe BE.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Tahiri, Duke folur për dialogun teknik, theksoi se ky dialog ka karakter ekskluzivisht teknik midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane të Kosovës dhe Serbisë dhe se qeveria e Republikës së Kosovës po ndjek një qasje konstruktive për të kontribuar pozitivisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe për ta integruar Kosovën më shpejt në BE.

Po ashtu, ajo vlerësoi ndërmjetësimin e BE-së për dialogun teknik dhe mbështetjen nga SHBA-të, duke bërë të qartë se dialogu në asnjë mënyrë nuk do të trajtojë çështje të natyrës politike.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e njohur ndërkombëtarisht dhe, Gjykata ndërkombëtare për drejtësi konfirmoi legjitimitetin e pavarësisë. Qeveria e Kosovës e kupton dialogun si një obligim ndërkombëtar të kërkuar nga Rezoluta e OKB-së dhe angazhimi ynë është të kontribuojmë për marrëdhënie të mira fqinjësore me vendet e rajonit”, ka theksuar Tahiri.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha tha se që nga fillimi e ka mbështetur dialogun për çështje teknike mes dy vendeve të pavarura dhe se është i bindur se zëvendëskryeministrja Tahiri e përfaqëson me shumë dinjitet Republikën e Kosovës në këtë dialog.

“Fakti se ky dialog mbahet në Bruksel është edhe një sinjal për integrimin e shpejtë të Kosovës në BE dhe fakti se SHBA-të e mbështesin aktivisht atë është një indikator shumë i rëndësishëm”, tha kryeministri Berisha. (zëri)

Publikuar: 01.04.2011 | 09:27
Lexuar: 247 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime